Kalendari historik, 21 maj

21 Maji është dita e 141-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 224 ditë.

878 – Qyteti Syracuse në Itali pushtohet nga sulltani mysliman i Sicilisë.

1819  – Biçikletat e para shihen nëpër rrugët e Nju Jorkut.

1688 – Në Londër, lindi Alexander Pope, poet anglez, pëkrthyesi i parë i Homerit në anglisht. Familaj e tij u konvertua në katolicizëm dhe për këtë arsye ai nuk u pranua në shkollë publike apo universitet. Alekstandër Pope arriti të vetë-arsimohej; mësoi frëngjisht, italisht, latinisht, dhe greqisht, dhe duke lexuar gjerësisht, në moshën 6 vjeçare zbuloi Homerin; më 1713 filloi punën për përkthimin e Iliadës; e ndau veprën në 6 vëllime, duke botuar çdo vit për gjashtë vjet nga një vëllim – kjo mënyrë  i lejoi të jetonte me të ardhurat nga punë e tij, gjë që pak poetë në histori kanë qenë në gjendje ta bëjnë. Në të njëjtën mënyrë Pope përktheu edhe Odisenë. Pastaj hartoi një botim të Shekspirit, ku Pope “korrigjoi” metrikën dhe bëri disa ndryshime në tekst. Kjo u prit shumë ashpër nga kritikët, gjë që e shtyu poetin të kundërpërgjigjej, duke i quajtur ata “intelektualë pa tru dhe shpërdorues të dijeve të tyre”. Aleksandër Pope vdiq me 25 maj 1744. Ai ka qenë vazhdimisht në gjendje rivlerësimi deri në vitet 1930 kur reputacioni i tij u rigjallërua. Aleksandër Pope tashmë konsiderohet zë kryesor poetik i shekullit të tij; shembull i hijeshisë së vargut, satirës së rreptë, guximit letrar dhe forcës morale.

1832 – SHBA, Baltimor, Maryland – Zhvillohet Kuvendi i parë kombëtar i Patisë Demokrate.

1840 – Zelanda e Re bëhet koloni britanike.

1904 – Fédération Internationale de Football Association (FIFA) u themelua në Paris.

1973 – Shqipëri, në burgun politik të Spaçit nisi revolta e 100 të burgosurve, fillimisht si kundërshtim ndaj rregullave dhe kushteve të këqija në burg, dhe pastaj si kundërshtim ndaj  regjimit. Të burgosurit u rrethuan nga trupa ushtarake të ardhur me nxitim nga Shkodra e Tirana, ndërsa në tarracën e burgut protestuesit valvisnin një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist, duke kënduar këngë patriotike dhe hedhur parrulla kundër diktaturës. Protesta në burg brenda një vendi të izoluar u shtyp; 4 nga të burgosurit protestues u dënuan me pushkatim, 8 u ridënuan me 25 vjet burg, 70 të tjerë u rigjykuan. Në vitin 1984, një kryengritje e ngjashme u zhvillua në burgun e Qafë Barit. Të dyja ngjarjet u lanë në heshtje – shtypi atëhere nuk merrej me aspekte të tilla të realitetit socialist.

2006 – Republika e Malit të Zi mban referendum për pavarësimin nga unioni shtetëror me Serbinë. Populli i Malit të Zi zgjodhi pavarësinë me një shumicë prej 55 për qind.

2012 – Aksident tragjik në Himarë, Shqipëri – 13 persona vdesin dhe 21 të tjerë plagosen kur autobusi i tyre bie 80 metra në humnerë. Viktimat ishin kryesishtë studentë nga universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan, që po udhëtonin drejt Sarandës, në kuadër të një programi mësimor.

 

Lindje

1471 – Albrecht Dürer, piktor gjerman

1688 – Alexander Pope, letrar anglez

1855 – Émile Verhaeren,shkrimtar belg

1860 – William Einthoven, filozof holandez, i cili ndihmoi në zhvillimin e elektrokardiografit

1885 – Princesha Sofi, Mbretëresha e Shqipërisë Sofia dhe bashkëshortja e Princ Vidit. Vdiq 3 shkurt 1936.

1957 – Vasjan Lami, aktor shqiptarë

Vdekje

1471 – Henriku VI, mbret anglez

1999 – Fulvio Tomizza, letrar italian

Pin It