Kalendari historik: 21 mars

Kalendari historik: 21 mars

21 Marsi është dita e 80 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 285 ditë.

1188 – Atoku ngjitet në fronin e Japonisë. Ai ishte 7 vjeç, me armiq e rivalë të shumtë. Në Betejën e Dan-no-Ura, ushtria e tij humbi. Për të mos rënë në duar të kundërshtarit, gjyshja e Antokut e mbyti perandorin fëmijë dhe pastaj mbyti veten. Kjo histori tragjike është Përrallë epike në vargje, dhe një nga tregimet më të famshme në Japoni. Çdo japonez i di përmendësh vargjet e para të kësaj poeme:

Të rënat e kobshme të këmbanave në tempull

jehonë i bëjnë përkohshmërisë së gjithëçkaje.

Si ngjyra e luleve zbulon çka humbet.

Njeriu është krenar jo për shumë kohë

si ëndërra që sheh në një natë pranvere.

Kush është burrë më në fund shkatërrohet

bëhet jo më shumë se pluhuri përball erës.

1610 – Mbreti James i drejtohet për here të parë Dhomës së Komunave. James mbretëroi nga mars 1603 deri në mars 1625. Ai ishte i pari mbret i Anglisë dhe Skocisë njëkohësisht. Xhejms gjithashtu mbante edhe titullin e mbretit të Francës, dhe konsiderohej si një nga individët më intelektualë ulur ndonjëherë në fronin angelz dhe skocez. Ai ishte edhe shkrimtar, po përmendet kryesisht për dhënien e autorizimit për përkthimin në anglisht nga greqishtja dhe hebraishtja të Biblës. Ky version i mbretit James, vazhdon të jetë libri më i shtypur në botës, me mbi një miliardë kopje. Mbreti James nuk kishte të bënte me financimin apo përkthimin e Biblës, ai thjesht dha urdhër. Për përkthimin e Biblës (King James Version) punuan filozofë, gjuhëtarë e shkrimtarë më të shquar të asaj kohe – Shekspiri mendohet të ketë qenë një nga redaktorët e këtij përkthimi.

1804 – Miratohet Kodi civil francez i hartuar nga Napoleoni i parë. Veç të tjerash, Kodi ndaloi privilegjet bazuar në lindje a prejardhje, lejoi lirinë e fesë, dhe theksoi se punët qeveritare duhet t’u jepen vetëm personave më të kualifikuar.

1935 – Persia ndryshon zyrtarisht emrin, duke u quajtur Iran.

1982 – Shënohet për here të pare Dita Ndërkombëtare e Paqes, që thekson në veçanti ndaljen e luftës dhe dhunës në konfliktet në vazhdim. Këtë ditë, Këmbana e Paqes bie në selinë e OKB-së në Nju Jorkut. Këmbana është është prodhuar nga shkrirja e monedhave të dhuruara nga fëmijët nga mbarë bota si kujtesë për koston njerëzore të luftës; mbishkrimi në anën e këmbanës thotë, “Rroftë paqja absolute botërore”.

1999 – UNESCO shpall ditën botërore të poezisë. “për të nxitur leximin, shkrimin, botimin dhe mësimin e poezisë në të gjithë botën”.

Lindje

1685 – Johann Sebastian Bach, kompozitor gjerman

1958 – Gary Oldman, aktor britanik

1960 – Ayrton Senna, kampion i trefishtë botëror i Formula 1

 

1980 – Ronaldinho, futbollist nga Brazili

Vdekje

 

 

2007 – Drew Hayes , shkrimtar amerikan dhe artistit grafik (l. 1969)

 

2010 – Wolfgang Wagner , drejtor opere Gjerman (l. 1919)

 

Festa dhe përvjetore

Siria – Dita e Nënës

Tunisia – Dita e Rinit

Dita Botërore e Poezisë

Dita ndërkombëtare e Pyjeve

Dita Botërore e Sindromit të Down-it

 

Pin It