Kalendari historik: 22 maj

1897 – Në Londër hapet zyrtarisht tuneli Blackwall nën lumin Thames. Tuneli u përurua nga  Princi i Uellsit. Kostoja e përgjithshme ishte 1.4 milion stërlina.

1939 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania dhe Italia nënshkruajnë Paktin Steel (Çelik) – i njohur zyrtarisht si Pakti i Miqësisë dhe Aleancës midis Gjermanisë dhe Italisë, ishte planifikuar fillimisht si një aleancë ushtarake trepalësh Japoni – Itali – Gjermani. Por, Japonia donte që pakti të përqëndrohej kundër një kundërshtari të  mundshëm, Bashkimit Sovjetik, ndërsa Italia dhe Gjermania kërkuan që pakti të synonte kundër Britanisë dhe Francës. Për shkak të kësaj mosmarrëveshje, pakti u nënshkrua pa Japoninë.

1942 – Lufta e Dytë Botërore; Meksika hynë në luftë në anën e aleatëve.

1906 – Në Athinë hapen Lojërat Verore Olimpike 1906, të cilat sot njihen si pjesë e Lojërave zyrtare Olimpike.

1939 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania dhe Italia nënshkruajnë Paktin e Çelikut.

1942 – Meksika hyn në Luftën e Dytë Botërore në anën e Aleatëve.

1945 – Fillon Operacioni Paperclip (Kapëse Letrash) – Shtetet e Bashkuara evakuojnë shkencëtarët dhe inxhinjerët gjermanë për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjisë amerikane të raketave. Këta shkencëtarë (1500) dhe familjet e tyre u sollën fshehurazi në Shtetet e Bashkuara, pa viza, pa shqyrtim dhe pa miratim nga Departamenti i Shtetit. Shumica e tyre u vendosën në White Sands, New Mexico; Fort Bliss, Texas; dhe Huntsville , Alabama për të punuar në zhvillimin e raketave balistike. Kjo nga ana tjetër çoi në themelimin e NASAs. Pjesa më e madhe e informacionit rreth Operacionit Paperclip është ende  e klasifikuar.

1947 – Lufta e Ftohtë: në përpjekje për të luftuar përhapjen e komunizmit, Presidenti amerikan Harry S. Truman nënshkruan një akt që më vonë do të quhej Doktrina Truman –  400 milionë dollarë në ndihma ushtarake dhe ekonomike iu dërguan menjëherë Turqisë dhe Greqisë, secila e ndeshur me një lëvizje të brendshme komuniste.

1960 – Një tërmet që arrinte shkallën prej 9.5, i njohur si Tërmeti i madh kilian, godet pjesën jugore të Kilit. Ky është edhe tërmeti më i fuqishëm i regjistruar.

1967 – Dyqani L’Innovation në qendër të Brukselit, Belgjikë, merr flakë. Ky ka qenë zjarri më shkatërruese në historinë e Belgjikës, që rezultoi në 323 të vdekur dhe të zhdukur dhe 150 të plagosur

2010 – Një avion pasagjerësh me më shumë se 160 vetë është aksidentuar gjatë uljes në aeroportin e qytetit Mangalore, në jugperëndim të Indisë

2010 – Interi kampion i ri i Evropës në futboll.

Lindje

  • 1783 – Lindi William Sturgnon, shkencëtar anglez që ndërtoi elektromagnetin e parë praktik.
  • 1813 – Richard Wagner, kompozitor gjerman
  • 1859 – Arthur Conan Doyle, autor i romaneve kriminalistike
  • 1907 – Laurence Olivier, aktor britanez
  • 1924 – Charles Aznavour, shansonjer francez
  • 1950 – Bernie Taupin, tekstshkrues britanez
  • 1970 – Naomi Campbell, manekene britanike

Vdekje

  • 337 – Konstantini i Madh, perandor romak
  • 1873 – Alessandro Manzoni, letrar italian
  • 1885 – Victor Hugo, letrar francez
  • 1939 – Ernst Toller, letrar gjerman

Festa dhe përvjetore

  • Dita Botërore e Biodiversitetit
Pin It