Kalendari historik: 22 Shkurt

22 Shkurti është dita e 53-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 312 ditë.

Ngjarje

1371 – Britania e Madhe, Robert Stuart u bë mbret i Skocisë .

1819 – Spanja ua shiti SHBA-ve Floridën.

1821 – Vdiq në Romë, John Keats, poet anglez, figurë kryesore (krahas Bajronit e Shelleyt) përfaqësues i brezit të dytë të poezisë romantike. Jetoi 25 vjet, nga këto; 6 vjet si poet dhe 4 vjet me poezi të botuara (rreth 200). Filloi studimet për mjekësi, por e la shkollën kur botoi poezinë e parë;

1855 – U themelua Pennsylvania State University.

1876 – Johns Hopkins University u themelua në Baltimore, Maryland.

1882 – U themelua Mbretëria e Serbisë.

1898 – Në Francë, shkrimtari Emile Zola dënohet me burgim për shkrimin e tij “J’accuse”,  letër e hapur drejtuar presidentit francez, ku akuzon qeverinë për anti-semitizëm dhe për burgosjen padrejtësisht të oficerit Alfred Dreyfus nën akuza të rreme për tradhëti.

1903 – SHBA merr me qira nga Kuba ishullin Guantanamo. Një vit më vonë, po këtë ditë, Shtetet e Bashkuara marrin kontrollin e Zonës së Kanalit të Panamasë duke paguar 10 milionë dollarë. Ku ishte një transaksion për projektin e Kanalit (udhë detare) hapja e të cilit përfundoi zyrtarisht më 15 gusht 1914. Kanali u hap me 10 tetor 1913 kur presidenti Woodrow Wilson kreu shpërthimin e fundit të dinamitit, duke shtypur një buton të instaluar në Shtëpinë e Bardhë; shkendija elektrike udhëtoi përgjatë një kablli telegrafik që lidhte kryeqytetin Uashington me Panamanë, gati 6 mijë e 500 kilometra larg. Kanali i Panamasë u përurua zyrtarisht nga presidenti Wilson më 10 tetor 1920.

1918 – Rusia bolshevike –  Ushtria e Kuqe arrin fitoren e saj të parë – ndaj trupave gjermane të Kaiserit pranë qyteteve Narva dhe Pskov – për nder të kesaj fitoreje, 22 shkurti u shpall më 1923, Dita e Ushtrisë se Kuqe.

1919 – Në Itali, Benito Musolini themelon Partinë Fashiste.

1958 – Egjipti dhe Siria u bashkuan për të formuar Republikën e Bashkuar Arabe.

1987 – Lidhja e Shkrimarëve e Bashkimit Sovjetikë pranon Boris Pasternakun, pas vdekjes, si anëtar të saj. Boris Leonidoviç Pasternak (1890 – 1960) ishte një poet hebre i gjuhës ruse, novelist, dhe përkthyes letrar. Në Rusi ai njihet për antologjinë Motra ime, Jeta. (cilësuar si një nga përmbledhjet më me ndikim botuar ndonjëherë në gjuhën ruse). Mbi të gjitha, përkthimet e Pasternakut nga Goethe, Schiller, de la Barca, dhe Shakespeare janë shumë të njohura mes lexuesve rusë. Jashtë Rusisë, Pasternaku njihet për romanin Doktor Zhivago, që trajton periudhën nga revolucioni i parë rus 1905 deri në Luftën e Dytë Botërore. Doktor Zhivago nuk u lejua të botohej në Bashkimin Sovjetik – dorëshkrimi u nxuar ilegalisht në Milano ku u botua në vitin 1957, fillimisht në italisht –  më 1958, Pasternakut iu dha Çmimin Nobel për Letërsi. Derisa vdiq më 1960, ai banoi në Peredelkino, afer Moskes.

1974 – U themelua Organizata e Konferencës Islame (OIC) fillimisht e përbërë nga 37 shtete islame.

2002 – Udhëheqësi politik i Angolës Jonas Savimbi u vra në puç ushtarak.

2008 – Peruja e njohi Kosovën si shtet të pavarur.

Lindje

  • 1690 – Daniele Farlati, historian
  • 1732 – George Washington, kryetari i parë i SHBA-së (vdiq më 1799)
  • 1788 – Arthur Schopenhauer, filozof gjerman
  • 1810 – Frédéric Chopin, kompozitor dhe pianist polak
  • 1810 – Miklós Barabás, piktor hungarez
  • 1857 – Heinrich Rudolf Hertz, fizikan gjerman
  • 1908 – John Mills, aktor anglez
  • 1932 – Edward Kennedy, politikan i SHBA-së, senator i Massachusetts
  • 1932 – Robert Opron, arkitekt dhe dizajner
  • 1936 – John Michael Bishop, virolog amerikan
  • 1940 – Billy Name, fotograf dhe regjisor amerikan
  • 1949 – Manfred Deix, karikaturist austriak
  • 1949 – Niki Lauda, kampion i Formulës 1 dhe biznismen
  • 1950 – Julie Walters, aktore britanike
  • 1950 – Julius Erving, basketbollist amerikan i NBA-së
  • 1950 – Miou-Miou, aktore franceze
  • 1959 – Kyle MacLachlan, aktor amerikan
  • 1966 – Tea Leoni, aktore amerikane
  • 1974 – James Blunt, këngëtar britanik
  • 1975 – Drew Barrymore, aktore amerikane dhe producente e filmit

Vdekje

  • 606 – Sabinianus, Papë nga viti 604 deri 606
  • 1371 – Davidi i II-të, mbret i Skocisë
  • 1512 – Amerigo Vespucci, tregtar dhe marinar italian (sipas tij u emërua Amerika)
  • 1890 – Carl Bloch, piktor danez
  • 1942 – Stefan Zweig, shkrimtar austriak
  • 1980 – Oskar Kokoschka, piktor dhe shkrimtar austriak
  • 1987 – Andy Warhol, piktor amerikan
  • 2005 – Simone Simon, aktore franceze

Festa dhe përvjetore

  • 1979 – Pavarësia e Santa Lucias
Pin It