Kalendari historik, 22 tetor

pedro-el-grande

1721 – Cari Pjetri i Madh bëhet “sundimtar i të gjithë rusëve “. Ai njihet nga të gjithë, thjesht me emrin “Pjetri i Madh”. Falë aftësive të tij, arriti që të realizojë idenë e madhe, që Rusia do të zhvillohej, vetëm po të ndiqte shembullin e Evropes Perëndimore. Fati i madh i Rusisë ishte se vetë Perandori i saj ishte tepër i dhënë pas shpikjeve mekanike, modeleve qeverisëse dhe konceptit të biznesit të Perëndimit. Mbi të gjitha, ai besonte se edhe pse kaq vonë, sa ishin bashkëatdhetarët e tij, po të punohej nga fillimi, rusët do t’ia dilnin. Flitet per shekullin e XVII, kur ai mësoi teknikën e ndërtimit të anijeve nga Evropianët e shumtë, që ai i ftoi në Rusi. Në morinë e profesioneve të tij, ai vetë ka shërbyer si detar, ushtar, berber dhe për diskomfortin e klientëve të tij edhe si dentist. Pjetri, i dërgoi rusët, që të edukoheshin në Perëndim dhe importoi që andej, aftësitë për të punuar, si edhe ekspertë të shumtë administrativë dhe ushtarakë. Pjetri ishte një burrë i madh rreth 2.04 metra, shumë i gjatë dhe ndryshe nga monarkët e tjerë nuk e kishte aspak frikë punën fizike.

114717-004-c7154492

1797 – Andre-Jacques Garnerin bën kërcimin e parë me parashutë nga një balonë. Ai kërceu nga një lartësi prej 915 metra.

metropolitan-opera-nyc

Më 22 tetor 1883 Opera Metropolitane e Nju Jorkut vuri në skenë shfaqjen e parë në sallën e saj të re të përhershme. Gazetarët e përshkruan mbrëmjen si një festë dritash nën ndriçimin e një llampadari shumë të madh vezullues që varej nga tavani i teatrit të operas. Të 3 mijë e 625 vendet e sallës së re të teatrit ishin zënë.

deutschland_politisch
1954 – Republika Federale e Gjermanisë ftohet për anëtarësim në NATO.

john_f-_kennedy_jack_paar_tonight_show_1959
1962 – Presidenti amerikan, John Kennedy, njofton përmes radios dhe televizionit për urdhrin e tij të dërgimit të forcave amerikane në bllokadën e Kubës si përgjigje ndaj zbulimit të raketave sovjetike në këtë ishull.

un_general_assembly_hall

1995 – Shënohet 50-vjetori i themelimit të Kombeve të Bashkuara.

1118300394_14576630137501n
1999 – Kina përfundoi konferencën e parë të të drejtave të njeriut, në të cilën definoi përkufizimet perëndimore të lirisë qytetare.

Newly-elected President Kennedy posed for first pictures at his White House desk, January 21, 1961, before plunging into a busy round of conferences. (AP Photo/Bill Achatz)

Më 22 tetor 1962 presidenti John Kennedy, dha urdhër që Shtetet e Bashkuara të vendosnin një bllokadë detare ndaj Kubës. Ky urdhër erdhi pasi u zbulua ndërtimi në ishull i disa bazave për lëshimin e raketave bërthamore sovjetike. Fotografi të agjencive të zbulimit tregonin gjithashtu përgatitjen e bazave ushtarake për bombardues me rreze të gjatë veprimi, që mund të goditnin shumë qytete në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera perëndimore. Në një fjalim që u transmetua në mbarë vendin, presidenti Kennedy dha njoftimin për bllokadën dhe shprehu mendimin që çelsin për t’i dhënë fund krizës e kishte në dorë udhëheqësi sovjetik, Nikita Hrushov.

Pin It