Kalendari historik: 23 korriku

23 Korriku është dita e 204-t – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 161 ditë.

Ngjarje

90 – Në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius Ptolemy (Ptolemeu), astrolog, muzikolog, matematicien, shkrimtar dhe gjeograf; Prejardhja e saktë e tij nuk dihet; disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh. Pavarësisht.., Ptolemy shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemy sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe). Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’; Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemy) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre.

1649 – Lindi Papa Klementi XI (vd. 1721), Klementi XI (Albani, Shqiptari) ishte mbrojtës i arteve dhe të shkencës; bamirës i madh i Bibliotekës së Vatikanit; interesi i tij në arkeologji nxiti studimet e antikitetit të Romës. Në fakt, ai autorizoi gërmimet në katakombet romake.  Klement Albani u kujdes edhe për vendin e të parëve, duke urdhëruar shqyrtimin e gjendjes së besimtarëve të tij – kulturë, zakone, kushte jetese – në trojet shqiptare.

1827 – SHBA; hapet shkolla e pare për mësimin e notit (Boston Masaçusets)

1829 – Në Shtetet e Bashkuara, William Austin Burt regjistron patentën e tipografit, pararendës i makinës shkrimit.

1903 – Ford Motor Company shet makinën e tij të parë. Makina kushtonte 850 dollarë, me shpejtësi maksimale rreth 50 km në orë.

1903 – Dr. Ernst Pfenning bëhet Chicago poseduesi i parë i veturës Ford Modeli A.

1904 – Kaushi i akullores i krijuar nga Charles E Menches shitet për herë të parë gjatë ekspozitës botërore në Saint Louis, Mizuri.

1914 – Austro-Hungaria paraqet një seri kërkesash në një ultimatum për Mbretërinë e Serbisë duke kërkuar që të lejojë austriakët për të përcaktuar se kush e vrau arkidukën Franc Ferdinand. Serbia nuk i pranoi të gjitha kërkesat, dhe Austria i shpalli luftë Serbisë më 28 korrik.

1929 – Purifikim – Qeveria fashiste në Itali ndalon përdorimin e fjalëve të huaja.

 

1952 – Gjenerali Muhammad Naguib udhëheqë Lëvizjen e Lirë të Oficerëve, (të formuar nga Gamal Abdel Nasser), ind the coup) në përmbysjen e Mbretit Faruk të Egjiptit.

1952 – Krijohet Komuniteti Evropian i qymyrit dhe çelikut; dita u festua me parakalime e paradada në vendet kryesore perëndimore – Komuniteti Evropian shihet si gurthemeli i Bashimit të sotëm  Evropian.

1972 – ShBA-të lëshojnë Landsat 1, sateliti i parë artificial.

2004 – Njëmbëdhjet vite pas shkatërrimit, rihapet Stari Most (Ura e Vjetër) në Mostar.

 

Lindje

1967 – Philip Seymour Hoffman, aktor amerikan, fitues i Çmimit Oscar

Vdekje

1885 – Ulysses S. Grant, gjeneral amerikan, Presidenti i 18-të i ShBA (l. 1822)

1951 – Philippe Pétain, politikan dhe ushtarak francez (l. 1856)

Pin It