Kalendari historik 23 maj

23 Maji është dita e 143-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 222 ditë.

1799 – Lindi Thomas Hood, dramaturg, poet, humorist britanik dhe botues. Tom Hood, mburrej kur tregonte se gjyshi i tij kishte qenë i pari që hapi tregtinë e librit me Amerikën dhe pati sukses të madh me botimet e reja të librave të vjetër. Hood vdiq më 1845.

1853 – Buenos Aires fiton pavarësinë nga Argjentina (ribashkohet më 1859 )

1911 – Përurohet Biblioteka publike e Nju Jorkut, struktura më e madhe prej mermeri ndërtuar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara – presidenti William Taft preu shiritin. Punimet kishin filluar që më 1895. Sot, me gati 53 milionë artikuj, Biblioteka Publike e Nju Jorkut  është biblioteka e dytë më e madhe në Shtetet e Bashkuara, pas Bibliotekës së Kongresit në Uashington me rreth 152 milionë libra, dhe e treta më e madhja në botë, pas Bibliotekës Britanike në Londër e cila ka rreth 170 milionë artikuj.

1929 – Lëshohet filmi i parë vizatimor me fjalë, Mickey Mouse.

2002 – Miratohet Protokollit i Kiotos pas ratifikimit të tij nga Islanda. Protokolli i Kiotos është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme sipas të cilës vendet e industrializuara duhet të pakësojnë së bashku emetimet e gazeve serë me 5.2%

2004 – Paris, Francë; Pjesë e Terminalit 2E  të Aeroportit Charles de Gaulle shembet, duke vrarë katër njerëz dhe plagosur tre të tjerë.

Lindje

1891 – Pär Lagerkvist, shkrimtar suedez, nobelist

1951 – Anatoli Karpov, mjeshtër shahu rus, ish kampion botërorë në shah.

1972 – Rubens Barrichello, Formula 1 pilot brazilian

Vdekje

1981 – Rayner Heppenstall , romancieri angleze (lindi më 1911)

1988- Aja Kitō , vajzë japoneze që frymëzoi miliona njerëz me ditarin e saj, titulluar ‘ 1 Litra e lotëve “(lindi më 1962)

 

Pin It