Kalendari historik, 23 tetor

23 Tetori është dita e 296 e kalendarit gregorian (dita e 297 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 70 ditë.

11764426_1

425 – Valentiniani III zgjidhet Perandor Romak në moshën 6 vjeçare.

1821 – Demetrio Camarda (Dhimitër Kamarda) lindi në Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) – Si gjuhëtar, poet dhe mbledhës e botues i folklorit shqiptar,  Kamarda eci në udhën e hapur nga dijetari i madh arbëresh para tij, Jeronim De Rada. Kamarda kishte njohuri shkencore edhe në fushën e gjuhësisë indo-evropiane dhe doli me idenë se shqipja lidhej me greqishten e vjetër, duke iu kundërvënë tezës së vërtetuar nga Franz Bopp se shqipja ishte degë e veçantë në familjen Indoevropiane. Vepra kryesore e Kamadrës, Provë e Gramatikës Krahasuese mbi Shqipen, vlersohet si i pari punim shkencor në fushën e studimit krahasues historik të shqipes. Kamarda njihet edhe për kontributin në përhapjen e alfabetit të përgjithshem shqip në vitin 1869. Ai vdiq ne Livorno të Italisë me 1882.

DCIM100MEDIA

1871 – Lindi Atë Gjergj Fishta. “Fishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj”. – Zef Valentini. At Gjergj Fishta ishte kryetar i komisionit në Kongresin e Manastirit më 1908, që miratoi alfabetin. Ishte përkthyes i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, pastaj, sekretar i delegacionit. Në fund të vitit 1920, Shkodra e zgjodhi deputet të saj në parlamentin shqiptar. Pas vendosjes së regjimit të Zogut, Fishta u vetë­mërgua në Itali në vitin 1925 /1926, para se se të rifillonte punën si mësues, poet dhe shkrimtar në Shkodër; vdiq më 30 dhjetor 1940. Fishta ishte redaktor i revistës “Hylli i Dritës” (1913 ) dhe gazetës “Posta e Shypnisë” gazetë (1916­1917). At Gjergj Fisha ishte gjithashtu shqiptari i parë kandidat për çmimin Nobel për letërsi. I mohuar e përçudnuar zyrtarisht për 45 vjet nga regjimi komunist, emri iu harrua, ndërsa vargjet e tij qarkullonin në popull, fshehurazi, gojë­më­gojë.

at_shtjefen_gjecovi_01
1874 – Lind në në Janjevë  afër Prizrenit etnografi, folkloristi, shkrimtari, ndoshta arkeologu i pare shqiptar, Mëhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu, i njohur si Shtjefën Gjeçovi. Ai u arsimua nga françeskanët në Bosnjë (nën kontrollin e Austro-Hungarisë ) shërbeu në vitet 1905 – 1920 mes fiseve malësore (kryesisht Mirditë) si famullitar, mësues dhe mbledhës folklori. Gazeta Albania e Faik Konices u bë platforma e shkrimeve te tij. Gjeçovi u vra nga serbet në vitin 1929, në fshatin Zym afër  Gjakovës, ndërsa shërbente si prift dhe mësues i shqipes në atë famulli. Shtatore sot ai ka  në Zym dhe një shtëpi muze në fshatin e lindjes. Më 1929, mbreti Zog protestoi ashpër pranë qeverisë së Beogradit kundër vrasjes se tij. Gjeçovi mblodhi dhe shkroi Kanunin e Lekë Dukagjinit, një sërë ligjesh zakonore shqiptare të trasheguara gojarisht ndër shekuj. Ato u botuan pas vdekjes, në vitin 1933. Një botim shqip – anglisht nga Shtëpia Botuese Gjonlekaj, Nju Jork ne vitet 1980, tërhoqi vemendjen e studiuesve të huaj të cilëve për here të pare u binte në dorë një botim anglisht i këtij kanuni.

abdyl_frasheri
1892 – Vdiq Abdyl Frashëri, 53 vjeç, një prej ideologëve te parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai ishte me i madhi në moshë mes 3 vëllezërve Frashëri, Naimit e Samiut. Abdyl Frashëri njihet si nismëtar dhe udhëheqës i Lidhjes së Prizrenit (1878) – konsiderohet gjithashtu si i pari që hodhi idenë e një autonomie (përfshirjen e trojeve shqiptare në një vilajet të vetem) – pas shtypjes së Lidhjes (1881),  dënohet me vdekje nga gjykata osmane; dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm; qëndroi në burg 3 vjet dhe në internim 20 muaj; për arsye shëndetësore u lirua me kusht që të hiqte dorë nga veprimtaria politike.

640x480-albania-planes-1-by-birn-533x400

1911 – Përdorimi i parë i avionëve në luftë: Një piloti italian niset nga Libia për të vëzhguar vijat e frontit të ushtrisë turke gjatë Luftës turko- italiane.

1acbc132ed8eb243d2935641d24863dd

1915 – Në New York City, 25,000-33,000 gra marshuan në Fifth Avenue për të fituar të drejtën e votës.

image-resizer

Më 23 tetor 1946 delegatët e Kombeve të Bashkuara u thirrën të marrin pjesë në mbledhjen e parë të Asamblesë së Përgjithshme në qytetin e Nju Jorkut. Sesioni u mbajt në një fushë patinazhi të transformuar në sallë mbledhjesh. Tipari mbizotërues i sallës ishte një hartë e botës pa kufi, 18 metra e gjatë dhe 10 metra e gjërë. Në hapje të sesionit nuk u tha ndonjë lutje, për shkak të besimeve të ndryshme fetare të delegatëve. Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Paul-Henri Spaak, kryetar i Asamblesë, hapi takimin me fjalët :“Ose ne do të kemi sukses, ose bota do të përfshihet përsëri nga trazirat, kaosi dhe më së fundi nga lufta.” Presidenti amerikan, Harry Truman, u tha delegatëve se pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara në organizatë simbolizonte fundin e izolacionizmit amerikan.

 

Pin It