Kalendari historik: 24 Dhjetor

24 Dhjetori është dita e 358 e kalendarit gregorian (dita e 359 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 7 ditë.

Ngjarje

1924 – Shqipëria shpallet republikë: Ahmet Zogu hyri triumfalisht në Tiranë pas rrëzimit të Fan Nolit. Deri atëherë Shqipëria ishte principatë.  Zogu i kërkoi parlamentin për të përcaktuar një sistem qeverisës. Parlamenti miratoi shpejt një kushtetutë të re, shpalli Shqipërinë republikë, dhe i dha Zogut kompetenca të pakufizuara (diktatoriale). Kushtetuta parashikonte një republikë parlamentare me një president të fuqishëm si në krye të shtetit edhe të qeverisë. Asambleja Kombëtare e zgjodhi Ahmet Zogun president për një mandat shtatë-vjeçar, dhe po kjo Asamble, me pak ndryshime kushtetore, e shpalli Zogun mbret më 1 shtator 1928. Deri në vitin 1991, Zogu ishte i vetmi shqiptar që kishte mbajtur titullin “President i Repubikës”. Gjatë viteve të komunizmit Shqipëria kishte Kryetar të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

 

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Generali amerikan Dwight D. Eisenhower caktohet Komandanti i Lartë i forcave Aleate në Evropë. Ai ishte përgjegjës për planifikimin dhe mbikëqyrjen e pushtimit të Afrikës së Veriut në Operacionin Torch më 1942-43) dhe pushtimin e suksesshëm të Francës dhe Gjermanisë (1944-45). Në vitin 1951, u bë komandanti i parë i lartë i NATO-s. Eisenhower ishte nga Pensilvania; të parët e tij kishin emigruar nga Holanda për arsye fetare. Eisenhower u diplomua nga akademia ushtarake West Point; pas Luftës së Dytë Botërore, shërbeu si Shefi i Shtabit të Ushtrisë nën Presidentin Harry S. Truman; pastaj mori postin e Presidentit të Universitetit Kolumbia; u zgjodh president i 34 i Shteteve të Bashkuara;  shërbeu për dy mandate (1953 – 61); vdiq në vitin 1968, në moshën 79 vjeçare.

1777 –Detari anglez James Cook zbuloi ishullin Kiritimati në Oqeanin Paqësorë qendrorë..

1871 – Premiera e operës Aida, Giuseppe Verdi

1924 – Shqipëria bëhet Republikë

1951 – Themelohet Libia nga kolnitë italiane Cyrenaika, Tripolitania dhe

1998 – Beteja e Llapashticës – Një ndër më të vështirat ne Llap ku u vran shumë dëshmorë (Isa Havolli, Bedri Ahmeti) etj.

Pin It