Kalendari historik, 24 Korrik

24 Korriku është dita e 205-të – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 160 ditë.

Ngjarje

1701 – Francezi Antoine de la mothe Cadillac krijon një pike tregtare në Fort Pontchartrain, që më vonë do të njihej si Detroit, Michigan. Dy industrialistë, William H. Murphy dhe Henri M. Leland, e nderuan themeluesin e qytetit duke përdorur emrin e tij, Cadillac, për kompaninë e tyre në vitin 1902. Detroit u bë qendra botërore e prodhimit të automobilave në shekullin e 20.

1847 – Pas 17 muaj endjesh e udhëtimi, Brigham Young mbërrin me 148 pasues mormonë në luginën Salt Lake, duke rezultuar në krijimin e qytetit Salt Lake. Kjo ditë përkujtohet si festë shtetërore në Utah.

1911 – Hiram Bingham III ri zbulon qytetin e humbur Machu Picchu.

1923 – Traktati i Lozanës, që përcakton kufijtë e Turqisë moderne, u nënshkrua në Zvicër nga Greqia, Bullgaria dhe vende të tjera që luftuan në Luftën e Parë Botërore

1924 – U themelua Federata Botërore e Shahut (FBSh) në Paris.

1943 – Lufta e dytë Botërore, Gjermani; fillon Operacioni Gomora: aeroplanët britanikë dhe kanadezë bombardojnë Hamburgun natën, dhe aeroplanët amerikanë hedhin bomba ditën. Deri në fund të operacionit në nëntor, u hodhën 9000 ton eksploziv, u vranë më shumë se 30,000 njerëz dhe u shkatërruan 280,000 ndërtesa.

1956 – Në New York City, Copacabana Club, Dean Martin dhe Jerry Lewis aktrojnë komedinë e tyre të fundit sëbashku që filloi më 25 korrik të vitit 1946.

1967 – Gjatë një vizite zyrtare në Kanada, presidenti francez Charles de Gaulle deklaron para një turmë prej mbi 100.000 vetësh në Montreal: “Vive Le Quebec Libre.” “Rroftë Kuebeku i lirë!”. Deklarata, e interpretuar si mbështetje për pavarësinë e KuebeKut, kënaqi shumë franko-kanadezë, por zemëroi qeverinë kanadeze dhe shumë anglo-kanadezë.

1969 – Apollo 11 zbret pa probleme në Oqeanin Paqësor.

Lindje

  • 1802 – Alexandre Dumas , letar francez
  • 1857 – Henrik Pontoppidan, letarar danez fitues çmimit Nobel 1917.
  • 1864 – Frank Wedekind, letrar gjerman
  • 1970 – Jennifer Lopez, kengëtare dhe aktore amerikane

Vdekje

  • 2000 – Ahmad Shamlou, shkrimtar dhe gazetar iranian

 

Pin It