Kalendari historik: 26 korrik

26 Korriku është dita e 207 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 158 ditë.

Ngjarje

1656 – Rembrandt van Rijn shpall falimentim. Me pikturat e tij bënte para shumë, por shpenzonte më shumë – e kishte filluar rrugën e artit me portrete, e përfundoi pa u larguar kurrë nga dëshira për të përkujtuar njerëzit duke i pikturuar. Kur ishte 25 vjeç, iku nga fshati në qytet; gjeti punë në një studio pikturash dhe prej asaj kohe kërkesa për punimet e tij ishin të pandalshme – bëri para, sukses, famë – biografët thonë se falimentimi financiar erdhi kur bleu një shtëpi të madhe në Breestraat, sot shtëpi-muze.

1788 – Nju Jork u bë shteti i 11-të në Shtetet e Bashkuara. Ishte Giovanni da Verrazano, lundrimtar italian në shërbim të Francës, i cili zbuloi Gjirin e Nju Jorkut më 1524. Pastaj, Henry Hudson, anglez i punësuar nga holandezët, arriti aty më 1609 dhe lundroi deri në lumin që tani mban emrin e tij, Hudson; po atë vit, pjesa veriore e Nju Jorkut u eksplorua për Francën nga Samuel de Champlain. Në vitin 1624, i pari vendbanim i përhershëm hollandez, u themelua në Fort Orange (tani Albany). Një vit më vonë Peter Minuit bleu Ishullin Manhattan nga indianët për pak para dhe themeloi koloninë holandeze të Nju Amsterdamit, e cili iu dorëzua anglezëve më 1664 dhe mori emrin Nju Jork. Sot shteti Nju Jork renditet i gjashti në SHBA për prodhim; industritë kryesore janë shtypi dhe botimi,  pajisjet elektronike, dhe instrumentet. Konventat e biznesit dhe turizimi janë gjithashtu burim i rëndësishëm të ardhurash. Shteti i Nju Jorkut është i pasur me ferma bujqësore e blegtorale, dhe është prodhues kryesor verës.

1822 – José de San Martín arrin në Guayaquil, Ekuador, për të takuar Simón Bolívar.

1875 – Lindi në Zvicër Carl Gustav Jung, mjek (themelues i psikologjisë analitike). Jung thoshte se si fëmijë kishte qenë njeri i mbyllur, i heshtur, i vetmuar. Në moshën 12 vjeçare Jung u godit rëndë nga një shok shkolle sa humbi vetëdijen. Pas kësaj atij i binte të fikët vazhdimisht. Prindërit dhe mjekët u bindën se Jung vuante nga  epilepsia. Një ditë, rastësisht, Jung dëgjoi përindërit e tij duke biseduar të shqetësuar se djali i tyre, me sëmundjen që kishte, kurrë nuk do të jetë në gjendje të punojë dhe të mbështesë veten. Më vonë, Karl Jung shpjegoi se dëgjimi i kësaj bisede ishte takimi i tij i parë me neurozat dhe psiko-analitikën.

1944 – V-2 e parë gjermane bie në Britaninë e Madhe.

1953 – Fidel Castro udhëheq një sulm të pa suksesshëm në Moncada Barracks, kështu fillon Revolucioni Kubanez.

1958 – Paraqitet Explorer 4.

1971 – Lëshohet Misioni Apollo 15.

Lindje

1856 – George Bernard Shaw, shkrimtar irlandez, vdiq më 1950

1875 – Carl Jung, psikolog zviceran, vdiq më 1961

1885 – Andre Maurois, shkrimtar francez, vdiq më 1967

1894 – Aldous Huxley, shkrimtar anglez, vdiq më 1963

1915 – Dhimitër Shuteriqi, shkrimtar dhe poet

1944 – Nexhat Daci, politikan kosovar

1964 – Sandra Bullock, aktore amerikane

1979 – Edona Llalloshi, këngëtare shqiptare

Vdekje

1952 – Evita Peron, politikane argjentinase (l. 1919)

Pin It