Kalendari historik: 26 Shkurt

26 Shkurti është dita e 57 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 308 ditë.

1815 – Napoleoni ikën nga Elba dhe me 1 mijë e 200 pasues fillon fushatën 100 ditëshe në përpjekje për të ri-ngritur perandorinë e tij. Kjo fushatë morri fund me disfatën në betejën  e Vaterlosë (12-18 qershor). Napoleoni hoqi dorë përsëri nga froni dhe u dorëzua vetë në një luftanije britanike, me shpresë se do ta lejonin të strehohej në Angli. Por anglezët e burgosën në ishullin e Shën Helenës, ku Napoleoni kaloi vitet i vetmuar, duke diktuar kujtimet e tij. Napoleon Bonaparti vdiq më 5 maj 1821, zyrtarisht, u tha, nga kanceri në stomak, por prania e arsenikut në mostrat e flokëve kanë hedhur dyshime se ai u helmua. Eshtrat e Napoleonit u kthyen në Francë më 1840 dhe u varrosën nën kupolën e të rënëve në Paris. Studiuesit e historisë shpesh kanë shtruar pyetjen: Kush e fitoi betejën e Vaterlosë? Të pyesësh anglezët, merita i jepet Dukës së Wellingtonit, i cili komandoi forcat e koalicionit Britani-Holandë-Blegjikë në luftimet kundër Napoleonit ato ditë. Por historianët gjermanë argumentojnë se ishte marshall  Blucher që mbërriti pasditen e 18 qershorit 1815 në fushë-betejë me trupat prusiane që dha goditjen përfundimtare. Gjithësesi, Napoleoni u mund.

1848 – Marksi dhe Engelsi publikojnë “Manifestin Komunist”, një nga dorëshkrimet më me ndikim politik në botë. Porositur nga Lidhja Komuniste, manifesti shpalosi qëllimet e Lidhjes si dhe programin e saj. Dokumenti i bën një qasje analitike luftës së klasave (historike dhe kohore), si dhe problemeve të kapitalizmit, por pa ndonjë parashikim të formave të mundshme të komunizmit në të ardhmen. Diokumenti përmban teorinë mbi me natyrën e shoqërisë dhe politikës; “Historia e gjithë shoqërisë deri tani është histori e luftës së klasave”. Manifesti shpreh shkurtimisht mendimet e Marksit dhe Engelsit mbi mënyrën se si shoqëria kapitaliste e asaj kohe (shekulli XIX) përfundimisht do të zëvendësohej nga socializmi dhe, përfundimisht, komunizmi.

1863 – Presidenti Abraham Linkoln firmos Aktin Kombëtar të Monedhës, që më pas mori emrin Akti për krijimin e Sistemit kombëtar bankar të Shteteve të Bashkuara.

1901 – Udhëheqësit e “Kryengritjes së boksierëve” në Kinë, Chi – hsui dhe Hsu Cheng – yu, ekzekutohen me prerje koke. Kjo kryengritje (1898-1900) lëvizje kundër të huajve, du shndërruar në kryengritje të dëshpëruar kundër ndikimit perëndor në Kinë. Në qershor, 1900, “boksierët” (rreth 140-mijë vetë të fortë fizikisht, marrin kontrollin e Pekinit dhe për tetë javë mbajnë të rrethuar të huajt dhe të krishterët kineze në Pekin. Rrethimi u thye në gusht nga një forcë ndërkombëtare  shumë-kombëshe britanike, franceze, ruse, amerikane, gjermane dhe japoneze.

1984 – Robert Penn Warren  (1905-1989), fitues i çmimit Pulitzer, shpallet poet laureat i SHBA-së. Warren është i njohur për romanin historik “All the King’s Men”, me temë guvernatorin populist të Louisianës, Huey Long. Warren është nderuar me çmimin Pulitzer edhe për poezitë e tij. “Një mënyrë për ta dashur Perëndinë”, nga Robert Penn Warren

2012 – Filmi “The Artist” fiton pesë çmime Oskar, dhe të bëhet filmi i parë bardhë e zi, pa zë, që fiton këtë çmim që nga viti 1927. Ngjarja e filmit vendoset në Hollywood, mes viteve 1927 – 1932, dhe të përqëndrohet në marrëdhëniet e një ylli të moshuar të filmit pa zë dhe të një aktoreje të re me perspektivë, ndërsa filmat “silent” (pa zë) dalin jashtë mode, duke u zëvendësuar nga filmat “talkies” (me zë)

 

Lindje

1802 – Victor Hugo, shkrimtar francez (vdiq më 1885)

1861 – Ferdinand I, perandor i Bullgarisë (vdiq më 1948)

1934 – Saim Kokona, kinematograf shqiptar

1936 – Adem Demaçi, shkrimtar dhe politikan shqiptar

Vdekje

1921 – Carl Menger, ekonomist i famshëm austriak, që konsiderohet themelues i shkollës Austriake të ekonomisë.

1931 – Otto Wallach, kimist gjerman

1969 – Karl Jaspers, filozof dhe psikiatër gjerman

1971 – Fernandel, aktor francez

2004 – Boris Trajkovski, kryetar maqedon

Pin It