Kalendari historik: 27 korrik

27 Korriku është dita e 208 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 157 ditë.

 

1586 – Sir Walter Raleigh sjell duhanin e parë në Angli nga Virxhinia. Pas revolucionit industrial, duhani u popullarizua gjithnjë e më shumë – prodhimi në formë cigaresh solli rritje të pashembullt të përdorimit – deri në shpalljen e rezultateve shkencore në mesin e viteve 1900 mbi dëmin që sjell duhani për shëndetin.

1789 – Themelohet agjencia e parë e qeverisë federale të SHBA-së, Departamenti i Punëve të Jashtme. Agjencia më vonë u quajt Departament i Shtetit. Sekretari i parë në këtë detyrë, ishte John Jay, jurist e diplomat nga Nju Jorku.

1921 – Shkencëtarët në Universitetin e Torontos të kryesuar nga biokimisti Frederick Banting vërtetojnë se hormoni insulinë rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

1929 – Nënshkruhet nga 53 shtete Konventa e Gjenevës e vitit 1929, që merret me trajtimin e të burgosurve të luftës.

1953 – Marrëveshje armëpushimi që i dha fund Luftës Koreane u nënshkrua në Panmunjon. Lufta zgjati 3 vjet e 32 ditë. Negociatat për armëpushim midis Koresë së Veriut dhe delegatëve të SHBA (që përfaqësonin Korenë e Jugut) zgjatën 1 vit e 17 ditë.

1996 – Në Atlanta, Gjeorgjia, sprinteri kanadez Donovan Bailey vendos rekordin botërorë në 100m në kohë 9.84s me +0.7 m/s.

Lindje

  • 1784 – Denis Davydov, poet dhe gjeneral rus
  • 1824 – Alexandre Dumas, i biri, autor francez
  • 1835 – Giosuè Carducci, shkrimtar italian
  • 1853 – Vladimir Korolenko, shkrimtar rus
  • 1870 – Hilaire Belloc, shkrimtar anglez
  • 1907 – P. Gjon Shllaku OFM, klerik, mësues, publicist, antifashist dhe antikomunist shqiptar.
  • 1908 – Joseph Mitchell, shkrimtar amerikan
  • 1983 – Lorik Cana futbollisit i njohur shqiptar.

Vdekje

  • 1656 – Salomo Glassius, teolog gjerman
  • 1924 – Ferruccio Busoni, pianist italian
  • 1946 – Gertrude Stein, shkrimtare amerikane
  • 2007 – Violeta Manushi, aktore shqiptare
Pin It