Kalendari historik, 28 mars

28 Marsi është dita e 87 e këtij vitit, deri në fund të tij janë edhe 288 ditë.

1794 – Muzeu i Louvrit hapet për publikun (edhe pse zyrtarisht ishte hapur që nga gushti i vitit 1793).

1845 – Meksika ndërpret marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në. Tensionet midis dy vendeve ishin krijuar si rezultat i përpjekjeve amerikane për të populluar territore nën kontroll meksikan, dhe arritën kulmin me aneksimin e Teksasit, një ish- territor meksikan.

1930 – Lindi në Paris Amelia Rosselli, poete, bija e aktivistes angleze Marion Cave dhe Carlo Rossellit, intelektual hebre fiorentin, hero dhe përfundimisht martir i Rezistencës anti – fashiste evropiane. Emelia u rrit si refugjate mes Francës, Anglisë, dhe Shteteve e Bashkuara – më në fund u vendos në Romë. E vetëquajtur “poete hulumtuese” Amelia ishte përkthyese, muzikante, muzikologe, dhe autore e 8 përmbledhjeve me poezi. Ajo përktheu në italisht disa poetë, përfshi Emily Dickinson e Sylvia Plath, dhe është konsideruar gjerësisht një nga poetët më të rëndësishëm italianë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Amelia Rosselli vrau veten në shtëpinë e saj në Romë në vitin 1996.

 

1930 – Konstandinopoja dhe Angora ndryshojnë emrat për Stamboll dhe Ankara.

 

Lindje

1914 – Bohumil Hrabal, shkrimtar çek (vdiq më 1997)

1936 – Mario Vargas Llosa, shkrimtarë peruan, laureat i Çmimit Nobel për Letërsi

 

Vdekje

1969 – Dwight Eisenhower, politikan amerikan, 34. kryetar i SHBA-së (lindi më 1890)

 

Pin It