Kalendari historik, 3 janar

3 Janari është dita e 3-të e kalendarit gregorian, janë edhe 362 ditë deri në fund të vitit.

kulla_e_ajfelit_eshte_vleresua

1956 – Një zjarr dëmton pjesën e sipërme të Kullës Eifel, por jo rëndë. Dëmtimin më të madh Kulla Eifel e kishte pësuar në vitin 1902, kur u godit nga rrufeja dhe pas kësaj 100 metrat e sipërme të Kullës iu nënshtruan riparimit së bashku me dritat dhe dritaret që u zevendësuan. Kulla Eifel ka kaluar edhe peripeci të tjera si për shembull në vitin 1925, kur mashtruesi Viktor Lustig e “shiti” kullën për hekurishte. Në 1930, Kulla Eifel e humbi titullin e strukturës më të lartë në botë kur ndërtesa Chrysler përfundoi në qytetin New York. Pas pushtimit nazist të Parisit në vitin 1940, kabllot e ashensorit u prenë nga francezët në mënyrë që Hitlerit t’i duhej të ngjiste shkallët për të arritur në majë të Kullës. Në gusht të vitit 1944, kur forcat aleate po i afroheshin Parisit, Hitleri urdhëroi gjeneralin Dietrich von Choltitz që t’a shkatërronte kullën, e bashkë me të edhe një pjesë të Parisit, por gjenerali nuk iu bind urdhërit.

alaska-023

1959 – Alaska pranohet si shteti i 49-të i SHBA-së. Alaska ndodhet në skajin veriperëndimor të kontinentit të Amerikës së Veriut. Kufizohet në lindje me Kanadanë, Oqeanin Arktik në veri, Oqeanin Paqësor në perëndim dhe me Rusinë (Siberinë) në jug. Alaska është shteti më i madh për nga territori në Shtetet e Bashkuara dhe i katërti me popullsi më të rrallë. Përafërsisht gjysma e popullsisë së Alaskës prej 740 mijë banorësh jeton brenda zonës metropolitane të kryeqytetit Anchorage. Ekonomia e Alaskës mbizotërohet nga prodhimi i naftës, gazit natyror, dhe industria e peshkimit. Turizmi është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e ekonomisë. Edhe pse ka qenë e banuar prej mijëra vjetësh, nga shekulli 18-të, fuqitë evropiane filluan t’a shihnin Alaskën si një territor të varfër në burime minerare a natyrore, dhe që nuk ia vlente të investohej. Shtetet e Bashkuara blenë Alaskën nga Rusia më 30 mars 1867 për 7 milionë dollarë. Edhe emri “Alaska” vjen nga rusishtja që do të thotë “kontinent”, “breg” ose “tokë e madhe”.

 

michael-schumacher

1969- Lindi Michael Schumacher, Formula 1 pilot Gjerman.

Michael Schumacher (3 janar 1969) është një shofer gjerman garash, statistikisht , kampioni më i madh i Formula 1 i të gjitha kohërave, pasi fitoi 7 tituj botërorë, dy me Benetton (1994 – 1995) dhe pesë të njëpasnjëshme me Ferrari (2000-2004).

Schumacher është mbajtësi më i madh i rekordeve në F1, duke arritur, përveç titujve botërorë, edhe numrin më të madh të fitoreve, të pole position, xhiro më të shpejtë të garës, hat trick (pol pozitë, fitore dhe xhiron më të shpejtë në të njëjtën garë) dhe pikë në karrierën e tij.

Pin It