Kalendari historik: 3 prill

1919 – Me kërkesën e qeverisë shqiptare, Kryqi i Kuq amerikan mbërrin në Shqipëri për të shpërndarë ndihma humanitare; vendi ishte rrënuar nga Lufta e parë. Kryqi i Kuq i vendosi zyrat kryesore në Tiranë dhe ngriti qendra të tjera në Durrës, Shkodër dhe Elbasan, të cilat u pajisën me mjekë, infermiere, dentistë dhe personel tjetër ndihmës. Shumica e furnizimeve me ushqime, barna dhe veshje u sollën me anije në Durrës, ndërsa spitale e klinika u ngritën në çdo qendër. Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, Kryqi i Kuq Amerikan hapi edhe shkolla fillore të pajisura me libra, fletore dhe mjete të tjera mësimi, si dhe morri në punë, me pagesë, arsimtarë shqiptarë.

1948 – Presidenti amerikan Harry Truman nënshkruan Planin Marshall prej miliarda dollarësh në ndihmë për rindërtim në 16 vende evropiane të rrënuara nga lufta, përfshi Gjermaninë. Ndihma nga Shtetet e Bashkuara fillimisht ishte në ushqime, lëndë djegëse, makineri dhe më pas nëpërmjet investimeve në kapacitetin industrial të Evropës. Financimi i Planit Marshall përfundoi në vitin 1951. Ekonomitë e Evropës u rritën në një shkallë të paparë; marrëdhëniet në të gjitha fushat çuan në krijimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO); ndërsa begatia ekonomike e udhëhequr nga industritë evropiane të qymyrit dhe çelikut ndihmoi në hedhjen e themeleve të atij që sot njihet si BE ose Bashkimi Evropian.

1949 – Uashington D.C.: SHBA-ja, Britania, Franca dhe Kanadaja nënshkruajnë paktin e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO; të nesërmen ky pakt do të nënshkruhej edhe nga 8 vende të tjera evropiane;, Belgjika, Danimarka, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia.

1973 – Në Nju Jork realizohet thirrja e parë me telefon celular.

Lindje

  • 1367 – Henry IV, mbret i Anglisë († 1413)
  • 1928 – Ibrahim Galimuna, patriot dhe tipograf shqiptarë
  • 1930 – Helmut Kohl, politikan gjerman
  • 1933 – Fitnete Rexha, këngëtare shqiptare
  • 1957 – Shpendi Sollaku Noè, shkrimtar shqiptar
  • 1961 – Eddie Murphy, aktor dhe komedian afro-amerikan

Vdekje

  • 1849 – Juliusz Słowacki, shkrimtar polak (l. 1809)
Pin It