Kalendari historik: 30 janar

30 Janari është dita e 30 e viti, deri në fund të tij janë edhe 335 ditë.

Ngjarje

1818 – Poeti John Keats shkruan sonetin “When I have a Fear”. Lindur në Londër, Angli, më 31 tetor 1795, Keats ia kushtoi jetën e tij të shkurtër (26 vjeç) përsosjes së poezisë mbushur  me imazhe të gjalla, ndjenja të thella dhe mendim filozofik. Në vitin 1818 ai shkoi për një shëtitje buzë liqenit. Ajri i lagësht  gjatë këtij udhëtimi nxorrën në pah simptomat e para të tuberkulozit, sëmundje që i morri jetën më 23 shkurt 1821.

“When I have a Fear”
(Kur unë kam frikë)
-shqipërim-

Kur unë kam frikë se mund të mos jem më
Para penës plot mendime vërshojnë
Dhe pirgu i lartë i librave, në dysheme,
Si depo që mban grurin e shirë pas korrjeve;
Kur hedh vështrimin në faqen e Yjeve të natës,
Simbole gjigandë me re të një romance në qiell,
Mendoj se kurrë nuk do të jem në gjendje të jetoj
Për të prekur hijet e tyre me duart magjike të fatit;
Dhe kur ndjehem, krijesë e dashur për një kohë,
Se kurrë nuk do të mund të vështroj më drejt teje,
Kurrë nuk kam për të shijuar pushtetin e drejtë
Të dashurisë së papasqyruar – dal në breg
Në botën e gjerë, qëndroj i vetëm, dhe mendoj
Derisa dashuria dhe fama në boshllëk fundosen.

1897 – u themelua në Sofje me nismën e shoqërisë “Dëshira” shtypshkronja “Mbrothësia”.

1933 – Adolf Hitler bën betimin si kancelar i Gjermanisë  – “Unë do ta përdor fuqinë time për mirëqenien e popullit gjerman…”, u betua ai me dorën mbi kushtetutë, dhe kur me sy të përlotur doli nga pallati presidencial si kancelar i ri, nazistët dhe simpatizantët e tij të mbledhur shpërthyen në brohoritje: “U krye! ” bërtiti Hitleri – dhe  vetëm nazistët e dinin se çfarë donte të thoshte.  Brenda disa javësh, Hitleri do të bëhej diktator absolut i Gjermanisë dhe vuri në lëvizje ngjarje që do të rezultonin në Luftën e Dytë Botërore dhe vdekjen e gati 50 milionë njerëzve përmes luftimeve ose asgjësimit të qëllimshëm.

1964 – Programi Ranger: U lansua Ranger 6.
1976 – George H. W. Bush u bë drejtori i 11-të i CIA-s.

Lindje

1882 – Franklin Delano Roosevelt, presidenti i 32-të i SHBA-së († 1945)
1926 – Tish Daija, kompozitor shqiptar († 2004)

Vdekje
1948 – Mahatma Gandhi, aktivist etnik nga India (l.1869)
1951 – Ferdinand Porshe, inxhinier i auomobilizmit austriak , krijues i Folksvagenit “bubë” (l. 1875)

Pin It