Kalendari historik: 30 qershor

1792 – Paris; Këndohet për herë të parë Marsejeza, si këngë lufte. Konventa e miratoi atë si himnin kombëtar më 14 korrik 1795; e humbi këtë status nga Napoleon Bonaparti, vetëm për t’iu rikthyer pak kohë pas Revolucionit të korrikut të vitit 1830. Pastaj “Marsejeza” u njoh si himn i lëvizjes revolucionare ndërkombëtare nga Komuna e Parisit në vitin 1871. Tetë vjet më vonë u rishpall himn kombëtar i Francës, dhe vazhdon të jetë.

1859 – Akrobati francez Charles Blondin kalon Ujëvara e Niagarës duke ecur në një litar të tendosur.

1864 – Presidenti amerikan Abraham Lincoln jep Luginën Yosemite për “përdorim turistik dhe shlodhje publike”. Ishte hera e parë që qeveria federale vinte mënjanë toka thjesht për t’i mbrojtur dhe për të lejuar njerëzit të shijonin bukuritë e tyre natyrore.

1905 – Albert Einstein boton artikullin shkencor mbi elektrodinamikën e objekteve në lëvizje me titull “Relativiteti: Teoria e Veçantë dhe e Përgjithshme.” Në artikull, Einstein parashtron dy parimet  kundërta: parimin e relativitetit dhe parimin e dritës dhe propozon gjetjen e një mënyre për t’i bërë ato të punojnë në harmoni. Albert Einstein është i njohur mirë për punën e tij në teorinë e relativitetit, duke fituar titullin e “Atit të fizikës moderne”, si dhe çmimin Nobel në Fizikë më 1921. Pas emigrimit nga Gjermania në Amerikë, Einstein paralajmëroi qeverinë amerikane se Hitleri ishte duke planifikuar krijimin e një arme atomike. Einstein vdiq më 1955, në moshën 76 vjeçare, dhe la pas qindra shkrime dhe libra të mbushura me ide origjinale, duke e bërë atë një nga mendjet intelektuale më të ndritura dhe më të respektuara të shekullit XX.

1906 – Kongresi amerikan miraton legjislacionin mbi inspektimin e mishit dhe cilësinë e ushqimeve dhe barnave.

1971 – Ohio ratifikon Amendamentin 26 të Kushtetutës së SHBA, për uljen e moshës së votimit në 18 vjeç, duke bërë të hyjë në fuqi në mbarë vendin.

1977 – Shpërbëhet Organizata e Traktatit të Azisë Juglindore SEATO.

1990 – Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore bashkojnë ekonomitë e tyre me markën perëndimore si monedhë të vetme gjermane.

2004 – Sonda hapësinore e NASA-s “Cassini” kaloi nëpër unazat e Saturnit dhe në orbitë të saj, në studimin më të hollësishëm të bërë ndonjëherë në planetin e gjashtë më të largët të Tokës.

Pin It