Kalendari historik: 31 Mars

31 Marsi është dita e 90-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 275 ditë.

1796 – Vihet në skenë për here të pare drama Egmont e Johann Wolfgang von Goethes në Weimar. Gëte (1749 – 1832), shkrimtar dhe politikan gjerman; vepra e tij përfshinë poezi epike dhe lirike; stile të shumëllojshme prozë e dramë, kujtime, autobiografi, kritikë letrare dhe estetike, traktate shkencore në botanikë, anatomi, dhe katër romane, fragmente të shumta letrare në më shumë se 10.000 letra, dhe rreth 3000 vizatime. Në dramën Egmont, Gëte trajton luftën e Kontit Egmont (1522-1568) kundër Dukës despotik të Albës. Edhe pse nën kërcënimin e arrestimit, Egmont refuzon të largohet nga vendi ose të heqë dorë ideali i lirisë. Braktisur nga populli i tij i friksuar, konti kapet nga duka i Albës dhe dënohet me vdekje. Shfaqja mbyllet me fjalët e fundit të heroit i cili bën thirrje për liri – kështu, vdekja ofrohet si fitore ndaj shtypjes dhe njeriu jep jetën për të qenë i lirë!?. Në vitin 1809, Beethovenit, admirues i madh i Gëtes, i kërkohet të kompozojë muzikën për operën Egmont, dhe thuhet se ai pranoi me entuziazëm.

1822 – Artisti francez Eugene Delacroix zbulon pikturën mbi Masakrën e popullsisë së ishujve grekë të Kios nga ushtarët e Perandorisë Osmane pas një përpjekje për rebelim. Ferdinand Victor Eugene Delacroix, një nga piktorët më të rëndësishëm të periudhës romantike franceze, njihet për ilustrimet e veprave të Shekspirit, Valter Skotit dhe Gëtes.

1850 – Popullsia amerikane kap shifrën 23 milionë, përfshi 3,6 milionë afrikanë amerikanë skllevër.

1892 – Në Ziçisht, Korçë, lindi Kostandin Anastas “Kosta” Çekrezi, diplomat, historian, publicist, politikan, atdhetar. Dokumentet e shkollës tregojnë se ai ishte nxënës i shkëlqyer dhe për këtë arsye fitoi një bursë nga qeveria osmane për të studiuar në fakultetin juridik në Selanik. Pasi Shqipëria u shpall e pavarur, më 1912 deri në vitin 1914, Çekrezi punoi në Vlorë si sekretar Gjykate, pastaj si përkthyes i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit pranë qeverisë së Ismail Qemalit dhe në administratën e Princ Vidit.

1991 – Shqipëria organizon zgjedhjet e para shumë-partiake në 45 vjet. Votimet u zhvilluan në dy raunde; Partia e Punës (reformuar në Parti Socialiste, qershor 1991), fitoi 2/3 e vendeve në Kuvendin Popullor prej 250 anëtarësh. Megjithatë, zhgënjimi në zonat urbane rreth humbjes së Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës, shpërtheu në formë revoltash anti-komuniste në Shkodër; 4 vetë u vranë nga të shtënat e policies, përfshi udhëheqësin e PD-së në Shkodër, Arben Broci. Protestat u pasuan nga një grevë e përgjithëshme 20 ditore, që shkaktoi rrëzimin e qeverisë vetëm pas 2 muajsh në detyrë – qeveria më jetëshkurtër në Evropën lindore – rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Britaninë ishte arritja e saj kryesore.

Lindje

  • 1519 – Henri II, mbret i Francës
  • 1596 – René Descartes, matematikan dhe filozof francez
  • 1675 – Papa Benedikt XIV
  • 1723 – Frederik V, mbret i Danimarkës
  • 1935 – Richard Chamberlain, aktor amerikan
  • 1948 – Al Gore, politikan amerikan
  • 1962 – Olli Rehn, politikan finlandez

Vdekje

  • 1621 – Felipe III, mbret i Spanjës
  • 1727 – Isaac Newton, fizikant, maematikant dhe astronom anglez.
  • 1855 – Charlotte Brontë, letrare britanike
  • 1993 – Brandon Lee i biri Brus Li-së aktor amerikano-kinez
Pin It