Kalendari historik: 4 Dhjetor

4 Dhjetori është dita e 338 e kalendarit gregorian (dita e 339 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 27 ditë.

Ngjarje

 

1881 – Botohet numri i parë i gazetës Los Angeles Times. Në vitin 2008, Los Angeles Times ishte gazeta e parë më e madhe metropolitane në qarkullim në Shtetet e Bashkuara dhe gazeta e katërt më i përhapur në vend.

1912 – Qeveria e parë shqiptare fillon nga puna nën kryesinë e Ismail Qemalit. Qeveria do të qëndronte në Vlorë deri në janar të vitit 1914, megjithëse me autoritet praktikisht vetëm brenda qytetit  Po më 4 dhjetor, Vlora u godit me artileri nga flota greke që kishte bllokuar portin. Trupat greke gjithashtu pushtuan ishullin e Sazanit, duke kontrolluar hyrjen në portin e Vlorës dhe këputën kabllon e komunikimit Shqipëri – Itali, e vetmja lidhje e vendit me botën e jashtme. Grekët gjithashu tentuan të merrni Sarandën.

1918 – Presidenti amerikan Woodrow Wilson niset për në bisedimet e paqes në Versajës, pas luftës së parë botërore, duke u bërë presidenti i parë amerikan që udhëtonte në Evropë, gjatë kohës në detyrë. Shumë shpejt, Wilson u vu në krye te negociatave dhe shpalli  14 idetë  ose pikat e tij për të shmangur një konflikt tjetër të tmerrshem siç ishte Lufta e Parë Botërore. Në vitin 1919, Wilson shkoi në Paris për themelimin e Lidhjes së Kombeve dhe paraqitjen e  Traktatit të Versajës, me vëmendje të veçantë në krijimin e vendeve të reja nga perandoria e shpërbërë osmane.

Lindje

1875 – Rainer Maria Rilke, poet
1886 – Wassily Kadinski, piktor
1930 – Jim Hall, jazz-muzikant
1933 – Horst Buchholz, aktor
1945 – Rauf Dhomi, kompozitor dhe profesor e akademik shqiptar
1949 – Jeff Bridges, aktor

Vdekje

1679 – Thomas Hobbes, filozof anglez
1926 – Ivana Kobilica, piktor slloven
1933. – Stefan George, letrar gjerman
1954. – Ivo Paraç, skulptor kroat
1975. – Hannah Arendt, filozof gjerman
1993. – Frank Zappa, muzikant amerikan
2006. – Dushko Gruboroviç, shkrimtar dhe aktor kroat

Pin It