Kalendari historik: 5 Janar

Ngjarje

 

1933 – Fillon ndërtimi i urës Golden Gate (Porta e Artë) për të lidhur dy brigjet e gjirit të San Franciskos. Ngjyra e urës është portokalli, sepse plotëson mjedisin natyror dhe rrit dukshmërinë e urës në mot me  mjegull. Para ndërtimit të urës, e vetmja rrugë e shkurtër mes San Francisko dhe kontesë Marin ishte me anije. Shërbimi traget filloi në vitin 1820. Ura Goldon Gate u përurua më 27 maj 1937. Festimet zgjatën një javë dhe vetëm brenda 1 dite rreth 200 mijë njerëz e kaluan atë në këmbë. Trafiku për automjete do të lejohej më vonë.

1943 – Gazeta shqiptare – amerikane Dielli boton tekstin e një telegrami që krypeshkop Fan Noli  i kishte dërguar në dhjetor 1942, Anton Logorecit në Londër, i cili mbante lidhje me  Komitetin Shqipëria e Lirë themeluar në Boston nga Çekrezi. Në telegramin e tij Fan Noli i drejtohej Logorecit me këto fjalë: “Në këtë situatë emergjente, ata që kundërshtojnë mbretin Zog si kryetar legjitim të një qeverie shqiptare në megrim, me një vend në Konferencën e Paqes, bëjnë pavetëdije lojën e armiqve të Shqipërisë. Ju bëj thirrje juve dhe miqve tuaj për të sheshuar mosmarrëveshjet me mbretin Zog si e keqja më e vogël deri në konferencën e ardhshme të paqes dhe përkrahni Frontin e Bashkuar shqiptar, që ështe e vetmja mënyrë për të ndihmuar sa më mire si Shqipërinë edhe Kombet e bashkuara, për të garantuar tërrësine tokësore të Shqipërisë”. Thuajse një vit më pare (1942), në Uashington, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se Pakti kundër Fuqive të Boshtit ishte nënshkruar nga 26 vende. Por as Etiopia dhe as Shqipëria (vendet e para të pushtuara nga Italia anëtare e Boshtit) nuk ishin ftuar për të nënshkruar dokumentin. Presidenti Ruzvelt, thuhet se, iu drejtua Çurçillit: “Winston, kemi harruar Zogun”. Megjithatë, mbreti Zog nuk vonoi, dhe i telegrafoi Ruzveltit se Shqipëria bashkohej me Deklaratën e Washingtonit pa asnjë mëdyshje

1957 – Në një fjalim për Kongresin, Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower shpall krijimin e asaj që më vonë do të quhej Doktrina Eisenhower, sipas së cilës, një vend mund të kërkojë ndihmën amerikane nëse ndjehej i kërcënuar ushtarakisht nga një shtet tjetër. Eisenhower veçoi kërcënimin sovjetik në Doktrinën e tij, duke autorizuar angazhimin e forcave amerikane “për të siguruar dhe mbrojtur integritetin territorial dhe pavarësinë politike të vendeve nëse ato kërkonin ndihmë kundër agresionit të armatosur nga komunizmi ndërkombëtar”.


1972 – Presidenti amerikan Richard Nixon urdhëron zhvillimin e një programi për vajtje ardhje në Hapësirë. Presidenti tha se  NASA do të vazhdojë zhvillimin e një sistemi ripërdorues të anijeve hapsinore me kosto të ulët – dhe nënshkroi ligjin që autorizonte, jo pak, por 5 presje 5 miliardë dollarësh për këtë qëllim.

Lindje

1855 – King C. Gillette, biznesmen amerikan, themeluesi i kompanisë Gilette (v. 1932)

1876 – Konrad Adenauer, politikan gjerman, Kancelar i Gjermanisë (v. 1967)

1931 – Robert Duvall, aktor dhe regjisor amerikan

1932 – Umberto Eco, shkrimtar italian

1935 – Juan Carlos I, mbreti i Spanjës

1949 – George Brown, baterist amerikan (Kool & The Gang)

1950 – Chris Stein, kitarist amerikan (Blondie)

1969 – Marilyn Manson,, këngëtar amerikan

Pin It