Kalendari historik: 5 korrik

5 Korriku është dita e 186 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 179 ditë.

Ngjarje

328 – Hapet zyrtarisht Ura e Konstandinit e ndërtuar mbi Danub midis Korabit, Rumani dhe Gigen, Bullgari, nga arkitekti romak Theophilus Patricius. Ura, kryesisht prej druri, u përurua në praninë e perandorit Konstandini i Madh. Me një gjatësi prej 2437 metrash, Ura e Konstandinit është konsideruar si ura e lashtë më e gjatë në botë, dhe një nga urat më të gjata në të gjitha kohërat që lidh dy brigjet e një lumi. Ura mbeti në përdorim për katër dekada, pastaj nuk përmendet më. Përpjekjet për të gjetur vendodhjen e urës filluan në shekullin e 17-të, dhe u ndërprenë për të rifilluar në fund të shekullit të 19-të. Në vitin 1934, Dumitru Tudor botoi veprën e parë të plotë, duke përcaktuar vendin e saktë të saj.

1610 – John Guy niset për lundrim nga Bristol i Anglisë me 39 emigrantë për në ishullin Newfoundland, afër Kanadasë, ku krijoi një koloni. Guy u kthye në Angli në prill 1613 për të mbledhur ndihma për koloninë e re, por pa sukses; pas kësaj ai u dha pas tregëtisë e politikës, dhe nuk u kthye më në Newfoundland. Emri zyrtar i ishullit ishte “Newfoundland” deri në vitin 2001, kur ndryshoi në “Newfoundland & Labrador”

1687 – Shkencëtari Isak Njuton boton “Philosophiae Naturalis Principia Mathematica”. Në vitin 1747, fizikani francez Alexis Clairaut e vlerësoi veprën e Njutonit si fillimin e epokës së një revolucioni të madh në fizikë që nxorri në dritë matematikën, shkencë e cila deri atëherë kishte mbetur vetëm hipotetike.

1958 – Karol Wojtyla, që më vonë do të bëhej Papa Gjon Pali i Dytë, u caktua peshkop ndihmës në Krakow, në vendlindjen e tij, Poloni.

1960 – Ylli i 50-të iu shtua flamurit amerikan për ta përfaqësuar shtetin e ri, Hawain.

1966 – Presidenti Lyndon B. Johnson e ktheu në ligj Aktin për Lirinë e Informacioneve.

1971 – E drejta e votës: amendamenti njëzet e gjashtë i Kushtetutës së Shtetet e Bashkuara për uljen e moshës së votimit nga 21-18 vjeç vërtetohet zyrtarisht nga presidenti Richard Nixon.

1990 – Serbia okupon RTV e Prishtinës dhe e mbyll atë. Të gjithë puntorët shqiptar të RTP i largon nga puna.

2001- Qeveria e Maqedonisë dhe kryengritësit shqiptarë arrijnë marrëveshjen për paqë. Me këtë marrëveshje u arrit të ndërprehet konflikti, i cili u nënshkrua më 13 gusht në Ohër.

2009 – Kurora e Statujës së Lirisë u rihap për turistët për herë të parë që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

2012 – Londër, Angli; Kryehet përurimi i ‘Shard of Glass’ – ndërtesa më e lartë në Evropë, afërsisht 310 metra e lartë; ndërtimi kishte filluar në mars 2009; përfundoi në mars 2012, u përurua në korrik 2012, dhe u hap për publikun më 1 shkurt 2013.

 

Lindje

  • 1853 – Cecil Rhodes, ekonomist britanez
  • 1857 – Clara Zetkin, politikane dhe luftare per te drejtat e gruas gjermane
  • 1886 – Willem Drees, politikan hollandez
  • 1889 – Jean Cocteau, letrar, regjisor, fotograf dhe koreograf francez
  • 1891 – Tin Ujević, letar kroat
  • 1911 – Georges Pompidou, politikan francez

Vdekje

1987 – Vexhi Buharaja, studjues orientalist, përkthyes shqiptar

Pin It