Kalendari historik: 5 prill

1869 – Në Nju Jork, vdiq në moshëm 109-vjeçare, Daniel Bakeman, ushtari i fundit i Luftës amerikane për Pavarësi. Më 14 shkurt, 1867, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi një akt të veçantë për t’i dhënë Bakemanit një pension. Ky Akt ishte i nevojshëm për shkak se Bakeman nuk mund të provonte se kishte marrë pjesë në luftë pasi të gjithë dëshmitarët kishin vdekur.

1939 – Tiranë, ora 6 e mëngjesit, 101 të shtëna topash lajmërojnë lindjen e princit shqiptar të kurorës. Mretëresha Geraldina kishte lindur me anë të një operacioni cezerian trashëgimtarin e fronit Leka Skander, (emër sipas Aleksandrit të Madh). Banorët e Tiranës u trembën nga të shtënat – vendi ndodhej 2 ditë para pushtimi. Galeazzo Çiano, ministër i Jashtëm italian, do të shkruante në Ditarin e tij nën datën 5 prill: “Opinion ndërkombëtar është i qetë, aq i qetë sa dyshoj se di gjë rreth tensioneve midis nesh dhe Zogut”.

1955 – Njeriu i thënies “kurrë mos u tërhiq”, Winston Churchill, (1874 -1965) jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit britanik, Anthony Eden zë vendin e tij. Churchilli kishte pësuar një goditje të rëndë në tru në qershor të vitit 1953 që i preku atij aftësinë për të folur dhe ecur. I vetëdijshëm se ishte ngadalësuar si fizikisht dhe mendërisht, Winston Churchill doli në pension.

 

Lindje

  • 1937 – Colin Powell, politikan dhe gjenerall amerikan
  • 1939 – Leka Zogu, Mbreti i Shqiptarëve (vdiq më 2011)
  • 1983 – Artan Latifi portier kosovar

Vdekje

  • 1697 – Karl XI, mbret i Suedise
  • 1975 – Chang Kai-shek, politikan kinez.
  • 1992 – Suada Dilberović, viktima e parë e rrethimt të Sarajevës .
  • 1994 – Kurt Cobain, lider dhe kitarist i grupit Nirvana
  • 2005 – Saul Bellow, letrar amerikan
Pin It