Kalendari historik, 8 maj

8 Maji është dita e 128 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 237 ditë.

Ngjarje

  • 1886 – Në barnatoren e John S. Pemberton në Atlanta (Georgia, ShBA) shitet për herë të parë një medikament i ri kundër lodhjes, dhimbjes së kokës dhe depresioneve, i cili më vonë u bë i njohur si pije: Coca-Cola
  • 1914 – Kongresi i ShBA-së shpalli të dielën e dytë të muajit maj si Ditën e Nënës
  • 2010- Republika e Djiboutit ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lindje

  • 1884 – Harry S. Truman, presidenti 33-të i ShBA.
  • 1899 – u lind Friedrich Hayek ekonomist dhe filozof austriak. Fitues i Çmimit Nobel për Shkencat Ekonomike në vitin 1974
  • 1903 – Fernandel, aktor dhe këngëtar frëng (d. 1971)
  • 1906 – Roberto Rossellini, regjisor dhe skenarist italian (d. 1977)

Vdekje

  • 1794 – Antoine Lavoisier, kimist francez
  • 1873 – John Stuart Mill, filozof dhe ekonomist anglez
  • 1880 – Gustave Flaubert, letrar francez
  • 1903 – Paul Gauguin, piktor dhe skulptor frëng (b. 1848)
  • 1904 – Eadweard Muybridge, fotograf amerikan

Festa

Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Dita Evropiane e Fitores

Pin It