Kalendari historik, 8 nëntor

8 Nëntori është dita e 312-të e kalendarit gregorian (dita e 313-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 53 ditë.

grupe_marskiste_2969

8 nëntor 1941 u themelua Partia Komuniste Shqiptare, u formua me bashkimin e grupeve  komuniste të cilët deri në atë kohë luftonin të vecuar nga njëri-tjetri. Koordinimin për këtë bashkim e bëri malazezi Miladin Popovic. Në formimin e PKSH nuk u zgjodh udheheqësi i saj, por koordinator i degëve të partisë u caktua Enver Hoxha i cili ishte sekretar i partisë në Tiranë, por në mars 1943 në Konferencen e Vendit, E.Hoxha zgjidhet kryetar partie. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërisë nga Italia dhe Gjermania, PKSH-ja merr pushtetin në dorë dhe E.Hoxha në këtë periudhë luante rolin e kryeministrit, ministrit të punëve të jashtme, ministrit të mbrojtjës dhe udhëheqte ushtrinë e vendit.

 

Pin It