Kalendari historik, 8 tetor

 balkan_war_zps54ffa6b5

 

1912 – Lufta e Parë Ballkanike, Mali i Zi i shpalli luftë Perandorisë Osmane

Lufta e pare Ballkanike filloi në vitin 1912. Shkaku ishte përzënia e Perandorisë Osmane nga Shtetet e Ballkanit. Këtë aleance e bëri Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi.

download

1970 – Novelisti rus, Alexander Solzhenitsyn, fiton çmimin “Nobel” për letërsi.

“Arkipelagu Gulag” është kryevepra e Solzhenicinit. Një paraqitje shumëplanëshe e kampeve, burgjeve, qendrave transit dhe e policisë së fshehtë; e informatorëve, spiunëve dhe e hetuesve, por gjithashtu edhe e heroizmit; një botë antistaliniste në zemrën e Bashkimit Sovjetik, ku çelësi për të mbijetuar nuk gjendet te shpresa, por te dëshpërimi.

Ky libër është bazuar në dëshmitë e rreth 200 të mbijetuarve dhe mbi kujtimet e 11 viteve të Solzhenicinit në kampet e punës dhe në internim. Ai ka cilësitë e një materiali tërësisht kërkimor dhe të një vepre të letërsisë dhe të fuqisë së imagjinatës. Ky botim është përmbledhur në një vëllim me dëshirën e autorit dhe me bashkëpunimin e tij të plotë.

auto_lufta1448096665

1982 – Parlamenti polak shpërbën “Solidarnostin”, duke i dhënë fund zyrtarisht eksperimentit të parë të Evropës Lindore për demokraci.

Populli polak, duke filluar nga Lufta e Dytë Botërore e deri në vitin 1989, luftoi kundër dy regjimeve totalitare: nazizmit gjerman dhe komunizmit sovjetik.

Në gusht të vitit 1939, ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve totalitare nënshkruan paktin që njihet në histori si pakti Molotov-Ribentrop. Ky njihet zyrtarisht si pakti i mossulmimit gjermano-sovjetik, por në fshehtësi pakti kishte një protokoll sekret, që parashikonte ndarjen e zonave të influencës gjermano-sovjetike, në territoret e vendeve midis tyre, konkretisht të Rumanisë, Polonisë, Lituanisë, Latvias, Estonisë dhe Finlandës.

elbe-river-dreamstimelarge_35538259

1990 – Gjermania e bashkuar nënshkruan marrëveshjen e parë ndërkombëtare, duke u pajtuar me Çekosllovakinë për pastrimin e lumit të ndotur Elbë.

Para së gjithash lumi Elbë, i cili nga burimi në Çeki vazhdon plot një mijë kilometra pas Hamburgut për t’u derdhur në Detin e Veriut, konsiderohej si lumë i vdekur. Deri në ribashkimin gjerman në 1990, ish-RDGJ i derdhte ujërat e ndotura të papastruara në lumë.

71567468_mandela_reac_dc-620x348

1993 – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ia hoqi pothuajse të gjitha sanksionet e mbetura ekonomike Afrikës Jugore, të vendosura në vitet 60 dhe të shtuara gjatë viteve në vijim për shkak të politikave të Pretorias zyrtare për aparteidin racor.

Afrika e Jugut, një pjesë shumë e madhe e Kontinentit Afrikan, përjetoi një diktaturë mes viteve 1948–1994, e imponuar përmes segregimit të minorancës së bardhë nga mazhoranca me ngjyrë, ndërsa pushteti u çimentua përmes ndalimit të së drejtës së votës për njerëzit me ngjyrë.

Aparteidi u zhvillua pas Luftës së Dytë Botërore nga Partia Kombëtare dhe organizatat Broederbond, të dyja të dominuara nga të bardhët. Ai u zbatua jo vetëm në Afrikën e Jugut, por fillimisht edhe në Afrikën Jugperëndimore, e cila në atë kohë administrohej nga Afrika e Jugut me një mandat të Lidhjes së Kombeve. Ky mandat u hoq më 1966-n nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

2015826151725282

1998 – Japonia zyrtarisht i kërkon falje Koresë Jugore për 35 vjetët e sundimit të ashpër kolonial.

terremoto

2005 – Më tepër se 73.000 persona kanë humbur jetën dhe rreth 3 milionë të tjerë kanë mbetur pa strehë, kur një tërmet i fuqishëm goditi Kashmirin pakistanez dhe krahinat veriore të tij.

Pin It