Kalendari historik: 9 qershor

9 Qershori është dita e 160-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 205 ditë.

Ngjarje

 

 

1870 – Vdiq Charles Dickens, 58 vjeç – një nga gjigandët e letërsisë angleze. Biri i një nëpunësi, Dickens kaloi fëmijërinë e tij të hershme në Londër dhe në Chatham. Kur ishte 12 vjeç, babai i tij u burgos për borxhe, dhe Çarls u detyrua të punonte. Shumë nga shkrimet e tij mbështeten në përvojën personale. Edhe pse ekspert në raportimin gazetaresk, Dikens nuk shkroi asgjë pa ndërthurur aktualitetin në imagjinatën e tij. Ai sulmoi padrejtësitë ligjore, hipokrizinë shoqërore dhe të këqijat. Disa kritikë e kanë sulmuar atë për strukturën e çrregullt dhe natyrën sentimentale në romanet e tij, por askush nuk është përpjekur të mohojë gjenialitetin e tij në zbulimin e pulsit të vërtetë të jetës.

1891 – Kompozitori Cole Porter lindi në Peru të Indianas.

1940 – Norvegjia iu dorëzua nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1958 – Mbretëresha hapi aeroportin e rregulluar në Gatwck, në jug të Londrës, që ishte modernizuar me një kosto prej shtatë milionë sterlinash.

1969 – Senati amerikan konfirmoi Warren Burger në krye të drejtësisë të SHBA-së, duke e pasuar Earl Warrenin.

  • 1970 – Mbreti Hussein i Jordanisë i shpëtoi një tentativë atentati, pasi që persona të armatosur kishin hapur zjarr mbi automjetin e tij zyrtar rrugës për pallat.
  • 1990 – U mbajtë në Zagreb simposiumi për helmimet në Kosovë, ” Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore “.
  • 1993 – Princi japonez në fron, Naruhito, u martua me qytetaren Masako Owada.

1999 – Lufta e Kosovës – Republika Federative e Jugosllavisë dhe NATO nënshkruajnë një traktat paqeje (Traktati i Kumanovës), sipas të cilit, forcat jugosllave pranojnë të tërhiqen nga Kosova për t’i hapur rrugën një pranie ndërkombëtare. Lufta e Kosovës zgjati nga 28 shkurt 1998 deri më 11 qershor 1999 – ishte luftë e një grupi të armatosur shqiptarësh të Kosovës i njohur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), me mbështetje ajrore nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), kundër forcave jugosllave.

Lindje

  • 1963 – Johnny Depp, aktor amerikan.
  • 1978 – Miroslav Klose, futbollist gjerman.
  • 1984 – Wesley Sneijder, futbollist holandez.
  • 1986 – Mërgim Mavraj, futbollist shqiptar

Vdekje

  • 1870 – Charles Dickens, shkrimtarë anglez.
  • 1974 – Miguel Ángel Asturias, shkrimtar guetomalez, Nobelist
Pin It