Kanë thënë për Profetin…

Bota ka njohur shumë njerëz të mëdhenj të cilët kanë bërë revolucione e kanë lënë gjurmë në histori. Sidoqoftë kanë qenë të angazhuar në një, apo në pak fusha të jetës. Të jesh i Dërguar për të gjithë njerëzimin e të jesh Profet i të gjitha kohërave dhe fushave të jetës, është përgjegjësi që Zoti ia dhuroi më Madhështorit nga krijesat e Tij, Profetit Muahmmed paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi Të.

Në periudhën kur jetoi Ai, bota u ndriçua nga ngjyra të reja dhe mori një tjetër kuptim. Në zemrat e myslimanëve, Profeti i nderuar (s.a.s) zë vendin më të lartë pas dashurisë për Allahun e Madhëruar. Ndërsa këto janë mendimet e disa prej figurave më të njohura të historisë për të Dërguarin e Zotit (s.a.s):

“Njerëzit më të famshëm kanë mundur të bëjnë ndryshime armësh, ligjesh apo perandorish të mbetura nga parardhësit e tyre, pra fuqi materiale të cilat, shpeshherë shkatërroheshin para tyre. Ndërsa ky burrë, jo vetëm që bëri të ndryshonin ushtri, legjislacione, perandori, njerëz, dinasti, por gjithashtu Ai mundësoi ndryshimin e ideve, zemrave dhe feve  të miliona njerëzve në më shumë se një të tretën e banorëve të botës. Ai predikonte një libër, në të cilin çdo shkronjë u kthye në një ligj, në një kombësi shpirtërore që përfshiu njerëzit e të gjitha gjuhëve dhe racave dhe la gjurmë të rëndësishme  në shtetin Islam, për përçmimin ndaj “zotave” të rremë dhe dashurinë për Zotin e vërtetë, të Vetmin e Pashoq.”

Alphonse de Lamartine (Alfons de Lamartin)

“Katër vite pas vdekjes së Justinianit, lindi në Mekë, në Arabi, njeriu i cili pati influencën më të madhe nga të gjithë njerëzit mbi qeniet humane… Të jesh kreu i fesë së miliona perandorive, të bëhesh udhëzues i përditshmërisë së një të tretës së racës njerëzore, e justifikon plotësisht titullin “i Dërguar i Zotit”.

Dr. William Draper

” Kisha dëshirë të dija mbi jetën e Atij, i cili ka një vend të padiskutueshëm në zemrat e miliona njerëzve… Jam më shumë se i bindur që nuk ishte shpata ajo që e bëri Islamin të zinte vend në mënyrat e jetesës së njerëzve. Ishte padyshim thjeshtësia, modestia absolute e Profetit karshi mbajtjes së premtimeve, devotshmëria intensive ndaj shokëve dhe ndjekësve, besimi i Tij në Zot dhe vetë misioni i Tij. Ishin këto dhe jo shpata ato që mbajtën peshë zemrat dhe kapërcyen çdo barrierë. Kur përfundova së lexuari vëllimin e dytë (të biografisë së Profetit), më erdhi shumë keq që nuk kishte më shumë për të lexuar rreth jetës së Tij madhështore.”

Mahatma Gandhi

Pin It