Kenia: Për çdo qese plastike të hedhur 4 vite burg!

Në Kenia nuk mund të përdoren më qeset plastike. Për ata që i prodhojnë, shesin dhe shpërndajnë, janë parashikuar nga dy në 4 vjet burg dhe gjoba nga 14.200 deri në 31.800 euro.

Vendimi i qeverisë së shtetit afrikan është marrë në mars dhe ka hyrë në fuqi  më 28 gusht: një lëvizje për të mbrojtur mjedisin dhe për të parandaluar abuzimin me shitjen e qeseve jo organike. Çdo vit, vetëm supermarketet në Kenia shpërndajnë rreth 100 milionë qese plastike jo organike, që më pas shpërndahen në mjedis.

Ndalimi i prodhimit, shpërndarjes dhe shitjes së tyre, është një zgjidhje që mbron para së gjithash mjedisin. Bizneset janë këshilluar që të gjejnë shpejt një zgjidhje alternative për të shmangur dënimet e parashikuara tashmë edhe me ligj.

Shumë qese plastike hidhen në oqean, ato dëmtojnë breshkat, mbysin zogjtë e detit e mbushin stomakët e delfinëve dhe balenave me mbeturina deri sa këta të fundit vdesin urie.

Elementë të qeseve plastike, hyjnë në ujë, dhe kur gjallesat e ujit i hanë ato, mikroplastika kalon tek njerëzit kur këta të fundit ushqehen me to. Supermarketet e mëdha në Kenia, kanë filluar që më herët t’i ofrojë klientëve çanta prej cope si alternativë. Tashmë në vende të tjera afrikane, si Kameruni, Guinea, mali, Tanzani, Uganda, Etiopia, Mautitania dhe Malavi, ky vendim tashmë është në fuqi.

Pin It