Këshilla Profetike…

Ebu Malik el Harith ibnu Asim el Esh’ari tregon se Profeti (a.s.) ka thënë: “Pastërtia është gjysma e besimit. Fjala Elhamdulilah e mbush peshoren (e besimtarit), fjala Subhanallahi uel hamdulilahi e mbushin hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është dritë, sadakaja është argument, durimi është shkëlqim, ndërsa Kur’ani është dëshmi, pro ose kundër teje. Çdo njeri e fillon ditën e tij duke qenë tregtar i vetes së vet, mund ta çlirojë ose mund ta shkatërrojë atë.” [Buhari dhe Muslimi]

Pin It