Këshilla të thjeshta për komunikim më të mirë në familje

Më poshtë po rreshtojmë disa pika shumë të rëndësishme për një jetë familjare të shëndetshme, me më shumë komunikim e mirëkuptim.

  1. Bisedoni – komunikimi është shpesh çelësi dhe hapi i parë për të gjetur zgjidhjet. Tregohuni i qetë dhe i ndershëm rreth shqetësimeve tuaja kur diskutoni problemet me dikë që e doni.
  2. Pranoni ndryshimet – nëse arrini të kuptoni se njerëzit kanë ide, mendime dhe bindje të ndryshme dhe jo gjithnjë mund të bini dakord, kjo mund t’ju ndihmojë të shmangni konfliktet.
  3. Argëtohuni së bashku – edhe kur gjërat janë të vështira, është e rëndësishme të gjesh kohë për t’u argëtuar me njerëzit e dashur.
  4. Bëni plane – mund t’ju ndihmojë të pakësoni stresin dhe të vendosni qëllime të përbashkëta për t’i realizuar. Psh. nëse keni probleme financiare, ndërtimi i një planbuxheti së bashku mund t’ju ndihmojë.
  5. Kërkoni ndihmë – jo gjithnjë mund të arrini t’i zgjidhni problemet vetë, prandaj duhet të kërkoni ndihmë tek familjarët. Kjo forcon lidhjen midis jush dhe zvogëlon distancat.
Pin It