Këtë vit nis rikontruksioni i 80 qendrave shëndetësore

Për të përmirësuar infrastrukturën e kujdesit parësor, Ministria e Shëndetësisë do të nisë rikonstruksionin e 80 qendrave të para gjatë këtij vit, në përmbushje të programit 4 vjeçar të 300 Qendrave Shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli ka vlerësuar qendrën shëndetësore në Libohovë të Gjirokastrës, pas vizitës së saj ku pa nga afër  edhe kujdesin shëndetësor të ofruar pranë komuntetit për grupet vunerabël,

Manastirliu tha se mjeku i familjes është porta e parë e shërbimit për aksesin në shëndetësi.

“Shumë e kënaqur që pashë nga afër në Libohovë të Gjirokastrës se si kujdesi afër komunitetit, në qendrën shëndetësore të kësaj zone funksionon më së miri, me kontrollin mjekësor bazë, me laboratorin e analizave, me barnat e urgjencës, pa lënë mënjanë rregullin dhe pastërtinë por mbi të gjitha, një staf të përkushtuar”, ka theksuar ministrja ndër të tjera. /ATA/

Pin It