Kinë- Kalon testet aeroplani më i madh amfib në botë

Aeroplani më i madh amfib në botë, i prodhuar në Kinë, “AG600”, ka kaluar testet e fundit motorike dhe pritet që të bëjë fluturimin e parë në pjesën e parë të këtij viti, njofton agjencia e lajmeve e Kinës “Xinhua”.

Duke zbatuar një qasje më “muskulore” ndaj mosmarrëveshjeve territoriale në vende si kanali i dendur lundrues i Detit të Kinës Jugore, Kina ka rritur nivelin e hulumtimeve në pajisjet e avancuara dhe të reja ushtarake, duke i ngritur nervat rajonit të Paqësor-Aziatik dhe Uashingtonit.

Prodhuesi shtetëror i aeroplanëve, Korporata Industriale e Aviacionit të Kinës, ka shpenzuar gati tetë vite në zhvillimin e “AG600”, i cili është i dizajnuar që të kryejë misione shpëtimit në det dhe të shuajë zjarre malore.

 

274411

274412

274413  274415

274416

 

 

Pin It