Kjo është “fjala e vitit” sipas fjalorit lider në SHBA

Fjalori lider në SHBA përcaktoi “feminizmin” si fjalën e vitit 2017. Merriam-Webster nxjerr si “Fjala e vitit” fjalën më të kërkuar në faqe krahasuar me vitin e kaluar. Sipas këtij fjalori fjala e vitit është “feminizëm” me 70% të kërkimeve në internet sesa viti 2016. Është një fjalë me kulminacione në përputhje me ngjarjet e ndodhura. Kërkimet u rritën për shembull pas marshimit të grave në Uashington dhe në qytete të tjera në 21 janar, një ditë më vonë kur Trumpi u zgjodh president.

Përkufizimi i feminizmit sipas fjalorit është teori e barazisë politike, ekonomike dhe sociale si dhe aktivitet i organizuar në emër të të drejtave dhe interesave të grave. Feminizmi ka vite që ndodhet në Top 10 të fjalorit Merriam-Webster. Në vitin 2015 ishte fjala e vitit së bashku me gjithë të tjerat që kishin prapashtesën “izëm” si socializëm, fashizëm, racizëm, komunizëm, kapitalizëm dhe terrorizëm. Fjala feminizëm po përdoret në mënyrë të përgjithësuar, – u shpreh Sokolowski.

Ç’do të thotë feminizëm?

Përcaktimi i feminizmit sipas Merriam- Webster:

  1. teori e barazisë politike, ekonomike dhe sociale të gjinive.
  2. aktivitet i organizuar në favor të të drejtave dhe interesave të grave.

 

Pin It