Koha vjen shkon, për kë s’e ndjen, s’ka rëndësi!

Koha vjen shkon, për kë s’e ndjen, s’ka rëndësi!
Ku di i verbëri ç’është lindja, ç’është perëndimi!
Para të verbërit dhe një vit të kalonte, s’ish çudi,
Koha ka mbetur në vend-te thoshte-e ka zënë gjumi…

Koha-një pe në lëmsh i rrotulluar,
Koha-një lëmsh i ngatërruar…

Pin It