Komisioni i Venecias , të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në hetim

Komisioni-i-venecias

Komisioni i Venecias mbështet hetimin dhe rivlerësimin e të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve, dhe shprehet se me këtë draft, të korruptuarit kanë mundësi të vetë largohen nga sistemi.

Eksperti i Venecias Thomas Markert tha se kufizimet bëhen për shkak të nevojës për reformë. “Mendoj që kjo është një e drejtë legjitime e vendeve. Vendet vetë mund të lejojnë që prokurorët dhe gjyqtarët të deklarojnë pasuritë e tyre. Ndërkohë gjyqtarët vetë mund të largohen nga detyra. Ky është një mjet i mirë për të luftuar korrupsionin. Kemi të bëjmë me 4 kufizime të katër të drejtave, të cilat bëhen për shkak të nevojës për reformë”, ­tha Thomas Markert.

Sipas draftit të mendimeve Kushtetuese, të gjithë gjyqtarët, prokurorët, kryeinspektori dhe inspektorët e tjerë pranë KLD, si dhe këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë do t’i nënshtrohen vlerësimit përsa i përket kontrollit të pasurive, lidhjeve me krimin si dhe të aftësive profesionale të tyre. Megjithatë duket se drafti parashikon dhe një lloj amnistie, pasi çdo subjekt që do t’i nënshtrohet kontrollit mund të dorëhiqen nga detyra dhe në këtë mënyrë hetimi ndaj tyre ndërpritet.

Pin It