Konferencë, bizneset shqiptare me standarde ndërkombëtare

milva_ekonomi_minister_of_economic_development_tourism_trade_and_entrepreneurship-1

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit zhvilloi konferencën “Standardet Krijojnë Besim” në të cilën u diskutua për rëndësinë e plotësimit të standardeve ndërkombëtare nga produktet shqiptare.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, tha se progresi i Shqipërisë në fushën e standardeve është i rëndësishëm për biznesin dhe konsumatorin shqiptar.

“Prej shumë vitesh po përpiqemi fort që ekonomia shqiptare të bëhet pjesë e tregjeve europiane dhe duke qenë se kjo përpjekje po merr formë çdo ditë e më tepër, natyrisht që në momentin që tregtojmë shërbime dhe produkte ato kanë nevojë të shoqërohen nga një standard, i cili njihet në tregun unik europian”, tha Ekonomi.

Sipas Ekonomit ndërtimi i këtyre standardeve synon edhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve “Made in Albania”. Ajo tha se gjatë tre viteve të fundit Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit ka përshtatur rreth 97% të standardeve europiane për tregun shqiptar. Ndërkohë që numri i bizneseve që kanë aplikuar për të përfituar nga këto standard është rreth 150.

Pin It