Kontrata Sociale e Kalifit Umer

Në Jeruzalemin e pas vajtjes së Umer ibnul Hatabit nga Medina, u arrit një marrëveshje dhe paqe madhështore e paparë në historinë botërore, e cila u njoh si Kontrata Sociale e Kalifit Umer. Kjo marrëveshje ofruar popullsisë së Jeruzalemit, është si vijon:

“Bismil’lahi’rr-Rrahmani’rr-Rrahim

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

Kjo marrëveshje është një Kontratë Sociale që i ofrohet popullsisë iliane nga Umeri, prijësi i besimtarëve myslimanë dhe rob i Allahut, është një garanci e dhënë për jetën, pasurinë, kishat, kryqet, për të gjithë individët vendës dhe nomadë të tyre. Kishat e tyre nuk do të bëhen banesa, nuk do të shemben dhe as do të pushtohen qoftë edhe pjesërisht. Nuk do të preken objektet e shenjta brenda tyre, nuk do të preken pasuritë e tyre. Askush nuk do të shtypet dhe nuk do të dëmtohet për shkak të besimit fetar, askujt dhe kurrë nuk do t’i shkaktohet dëm dhe në vendbanimet e tyre nuk do të vendosen kolonë hebraikë. Si shpërblim të kësaj garancie, ata do të paguajnë xhizje. Atij që do të dëshirojë të largohet nga vendi, do t’i sigurohet garancia e jetës dhe pasurisë gjer në vendin ku do të shkojë. Kurse ata që dëshirojnë të qëndrojnë në vendbanimin aktual, do të jetojnë në siguri dhe do të paguajnë xhizje. Kush dëshiron të shkojë te grekët, do të shkojë te grekët, dhe kush dëshiron të kthehet në atdhe, do të kthehet në atdhe. Prej tyre nuk do të kërkohet asgjë gjersa të marrin prodhim. Ky është premtim sigurie i dhënë popullsisë së Jeruzalemit nga Resuli/i Dërguari i Allahut, nga kalifët dhe besimtarët myslimanë. Ky premtim sigurie mbetet në fuqi për sa kohë ata do të paguajnë xhizje.”

Burimi: profetimuhamed.info

Pin It