Kosova me pavijon të filmit në Tokio

Qendra Kinematografike e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Japoni, kanë mundësuar që Kosova për herë të parë të jetë pjesë e tregut të filmit “Japan Content Showcase – TIFFCOM 2017”, aleat i festivalit të madh “Tokyo International Film Festival”.

Pas tregut të Berlinales, Cannes dhe American Film Market, ky është tregu i katërt ku Qendra Kinematografike e Kosovës prezenton industrinë e filmit kosovar në botë, bën të ditur QKK-ja në njoftim për shtyp.

Japan Content Showcase (TIFFCOM) është treg i madh i industrisë së filmit, TV-së, muzikës dhe animacionit, i cili mbahet nga 24 deri në 26 tetor 2017.

Këtë vit marrin pjesë 371 ekspozues, ndër ta 208 nga Japonia dhe 163 nga shtete të tjera. Të pranishëm me pavion janë edhe shtetet e Amerikës Latine, Rusia, Kazakistani, Libani, Lituania, India, Zvicra.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni ka marrë përsipër të kujdeset për pavijonin në Tokio./ATA/

Pin It