Kosovë- Filmi “Home” i More Raçës në Florida Film Festival

Filmi “Home”, i  regjisores More Raça, do të marrë pjesë në Florida Film Festival në 21-30 prill, festivali kualifikues për çmimin Oskar.

‘Home’, është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.

Në këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina. Ai është prodhim i shtëpisë filmike ‘Arena’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Home”, premierën botërore e dha në edicionin e 24-të të festivalit “Raindance Film Festival”. Rreth filmit shkroi një analizë edhe portali ‘The Critical Critic’ duke e cilësuar ‘Home’ si një dokument të rëndësishëm shoqëror dhe një pjesë të mirë të kinemasë, gjë që kritikët e vlerësuan se nuk është e lehtë t’i kombinosh në film këto dy karakteristika.Në festivalin Idyllwild International Festival of Cinema, i mbajtur në janar 2017 në Kaliforni ai u nderua me çmimin Best Featurette./Kultplus/

Pin It