Kosovë, Gjykata franceze liron me kusht Haradinajn

haradinaj3

Gjykata e Colmar të Francës liroi sot me kusht ish kryeministrin e Kosovës dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lirimi me kusht parashikon paraqitjen e Haradinajt 2 herë në javë pranë Gjykatës franceze, raportojnë mediat në Kosovë.

Avokatja e tij, Rachel Lindon në emër të mbrojtës kërkoi lirimin e Haradinajt. Ndërsa zhvillohej seanca, para gjykatës shqiptarët e mbledhur kërkonin lirimin e kreut të AAK-së.

Ministria serbe e Drejtësisë i dërgoi Francës kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt me disa dokumente, të përkthyera në gjuhën frënge. Serbia thotë se e kërkon Haradinajn për veprat penale, që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës, ku doli i pafajshëm.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj u arrestua në 4 janar në Aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 dhe po mbahet në paraburgim në Francë, ndërsa Beogradi ka kërkuar ekstradimin me akuza “për krime lufte në Kosovë” edhe duke i shtuar ato.

Arrestimi në Francë është i dyti për kryetarin e AAK-së, Haradinaj, pas të parit në Slloveni, brenda dy viteve me të njëjtën aktakuzë. Në 17 qershor 2015, Haradinaj u ndalua në Aeroportin e Lubjanës dhe u lirua më vonë, por duhej të qëndronte në Slloveni deri sa të përfundonin procedurat për verifikimin e urdhërarrestit.

Pin It