Kristalet e kuqe të shegës, mrekulli për shëndetin!

Vjeshta përveç spektaklit të ngjyrave të ofron edhe shumë fruta. Në mesin e tyre janë edhe shegët, të cilat konsiderohen si mjaft të shijshme. Shegët na vijnë me tre shije, të ëmbla, tharta dhe jo shumë të tharta. Përveç shijes ne mund të përftojmë shumë efekte pozitive për organizmin.

Ato janë një frut me forcë antioksidues të rrallë që nga mbrojnë nga radikalet e lira që prodhohen në organizëm nga disa faktorë dhe që janë të rrezikshme.

Një studim ka treguar se nga konsumi i lëngut të shegëve mundësohet ngadalësimi i rritjes së masës tumorale në mushkërinë. Eksperimenti është provuar tek minjtë. Kjo vjen për shkak të forcës së madhe antioksiduese që ka ky frut.

Gjithashtu shega mund të parandalojë edhe kancerin e prostatës.Siç është përfolur edhe më herët, shegët ngadalësojnë plakjen. Kjo vjen nga një molekulë që gjendet tek kokrrat e kuqe magjike.

Nëse konsumoni lëng shege të kombinuar me 2-3 hurma arabie në ditë, keni gjetur ilaçin ideal kundër sëmundjes së zemrës dhe hemorragjisë cerebrale.

Lëngu i shegës është jashtëzakonisht me vlera për femrat shtatzëna. Është një burim i pashtershëm vitaminash dhe mineralesh, përfshirë acidin folik që është një element thelbësor për një dietë të pasur të nevojshme gjatë shtatzënisë.

Vlerat anti-inflamatore të lëngut të shegës sigurojnë një qarkullim të mirë të gjakut që është thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të fetusit.

Nëse pini lëng shege rregullisht, do të keni flokë të fortë dhe plot shkëlqim. Substancat që gjenden tek shega parandalojnë rënien e flokëve dhe u japin atyre shëndetin dhe shkëlqimin e munguar.

 

 

Pin It