Kroçera “La Belle de l’Adriatique” me 188 turistë francezë në portin e Durrësit

Në portin e Durrësit sot po përpunohen 5 anije me afro 25 mijë ton mallra të ndryshme, si grurë, makineri, qymyr, melaminë dhe zink.

Anijet janë ankoruar në kalatat 2, 5, 10 dhe 11, ndërsa kroçera “La Belle de l’Adriatique” me 188 turistë francezë ka mbërritur në kalatën 4 sot paradite.

Lundrimi i saj ka nisur në portet e Ajaccios dhe Bonifaccios (Francë) për të vijuar në Palermo, Olbia dhe Bari (Itali).

Po sot në port janë ankoruar dy tragete të linjës Bari – Durrës, ndërsa pritet edhe një traget tjetër nga Ankona. /ATA

Pin It