Kujdes me paracetamolin, ja sa herë duhet përdorur gjatë një dite

Paracetamoli është zgjedhja e parë për shumicën kur ndjejnë dhimbje koke ose ndonjë dhimbje tjetër. Megjithatë edhe paracetamoli e ka një kufi se kur dhe sa herë duhet përdorur gjatë ditës.

Funksionimi i paracetamolit është në rregullimin e sinjaleve të dhembjes të cilat vijnë nga truri. Shpesh përdoret për zbutje të llojeve të ndryshme të dhembjeve, si edhe për rregullimin e problemeve me gripin dhe për ulje të temperaturës.

Marrja e më shumë paracetamolave sesa doza e lejuar mund të rrezikojë gjithë organizmin, posaçërisht është i rrezikshëm për shëndetin e mëlçisë.

Doza e lejuar ditore e paracetamolit është 500 mg për të rriturit dhe 1 deri në 2 tableta 3 deri në 4 herë në ditë, me ç’rast nuk bën ta tejkaloni dozën prej 4 gramëve (8 tableta gjatë 24 orëve.

Distanca midis marrjes së tabletave duhet të jetë rreth 4 orë. Para dhënies së paracetamolit fëmijëve më të vegjël se 12 vjeç bisedoni rreth dozës me mjekun, ndërkaq për fëmijët më të vegjël se 6 vjeç, nuk rekomandohet, por atyre u jepen shurupe.

Mos gaboni të kombinoni paracetamolin me ilaçin tjetër pa u konsultuar me mjekun.

Pin It