Kurseni energji duke hequr pajisjet nga prizat

 

Jetojmë në një kohë kur energjia elektrike dhe pajisjet elektrike janë bërë jetike. Rrjedhimisht përdorimi i këtyre pajisjeve gjatë jetës së përditshme është i domosdoshëm madje i paevitueshëm.

Sigurisht që përdorimi i tyre e ka një kosto, që në shumicën e rasteve nuk është aspak i ulët. Arsyeja nuk është gjithmonë përdorimi i këtyre pajisjeve me orë të zgjatura. Kur shtypni butonin e fikjes, shumë pajisje elektronike, si televizori, DVR apo modemi satelitor nuk fiken totalisht, por qëndrojnë në “gjendje pushimi”.

Gjatë kësaj kohe, ato bëjnë përditësime dhe gjëra të tjera teknike, duke konsumuar kështu gjatë gjithë kohës energji elektrike .

Sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, këto pajisje janë përgjegjëse për më shumë se 10 përqind të energjisë së shpenzuar në muaj.

Por, ato nuk janë të vetmet që shpërdorojnë energjinë elektrike. Pjesa më e madhe e njerëzve i mbajnë të gjitha prizat e vëna 24/7. Vetëm karikuesit e telefonave shpenzojnë rreth 26 wat në ditë kur qëndrojnë në prizë pa u përdorur.

Karikimi i laptopit është gjithashtu shpenzim energjie, duke konsumuar 4.42 wat kur nuk është në përdorim dhe 29.48 wat kur është në prizë dhe laptopi është i karikuar totalisht.

Një nga mënyrat më të zakonshme për të parandaluar shpërdorimin e energjisë është që të hiqni nga priza çdo gjë që nuk përdorni.

Pin It