Kursimet e shqiptarëve, 96 % përfitojnë nga skema e sigurimit

mbledhje-qeverie42-905x395

Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), Genci Mamani prezantoi prara deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, raportin vjetor të institucionit të tij. Mamani tha se për sa i përket strukturës, burimi kryesor i fondeve përbëhet nga depozitat e individëve dhe mbështetja e aktivitetit me kapital mbetet në nivele të larta.  Në fund të 2015, sipas tij, përqindja e depozituesve që mbulohen plotësisht, arriti 96 % të totalit të depozituesve individë që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave. Sipas këtij raporti ë vitin 2015 totali i depozitave në sistemin bankar u rrit me 2.2% krahasuar me vitin pararendës dhe se treguesi i kredive me probleme ka rënë në fund të vitit 2015 duke arritur në 18.2%, kundrejt 22.8% të një viti më parë. Ndërsa fitimi neto i sistemit bankar në fund të vitit 2015,  arrin në 15.7 miliardë lekë, kundrejt 11.2 miliardë lekë të një viti më parë.

Mamani tha se për periudhën 2009-2015, përqindja e numrit të depozituesve individëve me depozita deri në 2.5 milionë lekë, luhatet në kufijtë 95%-96% Depozitat e siguruara në sistem, tha ai, janë 591 miliard lekë dhe përbëjnë 66% të depozitave të individëve ose 56% të totalit të depozitave në sistem, krahasuar me 570.6 miliard lekë që ishin një vit më parë, duke shënuar një rritje me 20.5 miliard lekë në vlerë ose 3.6%.

Pin It