Ky është mësues, shpjegon kompjuterin duke e vizatuar në dërrasë!

Owura Kwadwo është një mësues nga Gana dhe u mëson nxënësve të tij shkencat kompjuterike në një mënyrë shumë të veçantë.

Në përpjekje për t’i bërë nxënësit të kuptonin mësimet e kompjuterit, ai vizatoi një format të Microsoft Word në dërrasë.

Kwadwo nuk kishte kompjuter për t’u demonstruar studentëve Microsoft Word, kështu që ai e vizatoi atë në dërrasën e zezë.

Në një postim të Facebook-ut, Kwadwo shkroi: “Mësimdhënia e teknologjisë informative në shkollat e Ganës është shumë interesante. Unë i dua nxënësit kështu që unë duhet të bëj atë që do t’i bëjë ata të kuptojnë atë që po u mësoj.”

Pin It