Le të jetë kjo sadakaja ime…

 

Hz. Abdullah ibn Omeri (r.a) pasi zbriti prej Arafatit për në Xhuhfe, u sëmur dhe i shkoi mendja për peshk.

Pas kërkimesh të gjata, shokët e tij arritën të gjenin një peshk të vetëm dhe ia dhanë gruas së tij Safije bin Ebi Ubejde që t’ia gatuante. Pasi e gatoi ia vendosi përpara hz. Abdullah ibn Omerit, pranë të cilit në ato momente u ul një i varfër dhe po e shikonte. Abdullah ibn Omeri (r.a) pasi e pa, i tha të varfërit që ta merrte peshkun e ta hante.

Shokët që e shoqëronin u habitën prej kësaj sjellje dhe i thanë: “SubhanAllah! Ne u lodhëm aq shumë për atë peshk e mezi e gjetëm! Haje ti më mirë, se atij i japim diçka tjetër për të ngrënë”. Hz. Abdullah ibn Omer thotë: “Unë desha shumë që ta haja këtë peshk, për këtë arsye le të jetë më mirë sadakaja ime!”

Pin It