Lëmosha e dhënë në vendin e duhur…

Një burrë tha: “Kam vendosur të jap për bamirësi. Prandaj, pa përcaktuar kush do të ishte përfituesi, gjatë natës ai ia dha atë një hajduti. Në mëngjes, njerëzit po flisnin (për incidentin) se dikush i kishte dhënë lëmoshë një hajduti.” Burri tha: “O Allah! Lavdia të takon vetëm ty! Ia kam dhënë lëmoshën një hajduti, prandaj do të jap sërish.” Ai doli sërish natën dhe pa e ditur kë po ndihmonte, ia dha lëmoshën një femre imorale. Në mëngjes, njerëzit po flisnin sërish: “Mbrëmë dikush i ka dhënë lëmoshë një femre imorale.” Pasi dëgjoi këtë, burri tha: “Lavdia të takon ty Allah!  I dhashë lëmoshë një femre imorale, megjithatë nuk do të heq dorë.” Ai mori lëmoshën dhe doli sërish natën duke ia dhënë atë një të pasuri. Në mëngjes, njerëzit po thoshin: “Mbrëmë i kanë dhënë lëmoshë një të pasuri!” Burri tha: O Allah, i lartësuar je ti! Unë i dhashë lëmoshë një hajduti, një femre imorale dhe një të pasuri!”.

Pastaj ai pa një ëndërr në të cilën iu shfaq se bamirësia ndaj hajdutit mund të ndikonte mbi të që të hiqte dorë nga vjedhjet, bamirësia ndaj femrës imorale mund ta ndihmonte atë t’i largohej imoralitetit, dhe bamirësia ndaj të pasurit mund ta ndërgjegjësonte atë të shpenzonte më shumë për bamirësi nga ajo që Allahu i kishte dhënë. [Buhariu]

Ndonjëherë, rezultatet e veprave tona të mira nuk përfundojnë ashtu siç prisnim. Në të tilla raste nuk duhet të mendojmë se punët tona kanë shkuar dëm, sepse nuk jemi në gjendje të kuptojmë plotësisht urtësinë e planeve të Allahut.

Pin It