Leonard Qylafi, artisti që përfaqëson Shqipërinë në Bienalen e Venecias

cache-210-166-strict-263704

lllll

Vepra “Ndodhi në kohën e tashme” e artistit shqiptar  Leonard Qylafi është projekti fitues që do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e Venecias 2017. Projekti i kuruar nga Vanessa Joan Mülle u zgjodh këtë të hënë nga një juri e posaçme në Ministrinë e Kulturës në Tiranë pas thirrjes së hapur për projekt­propozime nga 5 Tetori deri më 1 Dhjetor 2016. Juria Ndërkombëtare e përbërë nga Marco Scotini, Julia Fabenyi, Flaka Haliti, Eleni Laperi e Gëzim Qendro kanë zgjedhur veprën që do të përfaqësojë pavijonin shqiptar për edicionin e 57­të të Ekspozitës Ndërkombëtare në Venecia. Vepra e artistit Qylafi u vlerësua për risjelljen e historisë së të shkuarës me një këndvështrim dhe praktikë bashkëkohore. Artisti shqiptar do të prezantohet me piktura dhe dokumente personale që sjell një kontrast midis historive individuale dhe kujtesës kolektive, përmes një trajtimi sa politik, aq edhe poetik. Leonard Qylafi i lindur në vitin 1980 është një artist që punon në mediume të ndryshme si: Video, fotografi, muzikë dhe pikturë. Ai punon dhe jeton në Tiranë.

Pin It